Lajme Zone
Ushtronte prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet braziliania në Shkodër! Pranga edhe një 40-vjeçari
EkonomiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ushtronte prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet braziliania në Shkodër! Pranga edhe një 40-vjeçari

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Policia bën me dije se mes të arrestuarve është një 29-vjeçare brazilian e cila një apartament të marrë me qira e kishte vënë në dispozicion të ushtrimit të prostitucionit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Policia bën me dije se mes të arrestuarve është një 29-vjeçare brazilian e cila një apartament të marrë me qira e kishte vënë në dispozicion të ushtrimit të prostitucionit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Në momentin e operacionit u kap edhe 40-vjeçari, i cili dyshohet se ka përfituar nga veprimtaritë e kundërligjshme. “Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Rent home 10”. Arrestohet një shtetase braziliane, e cila apartamentin e marrë me qira në lagjen “Ahmet Haxhia”, e kishte vënë në dispozicion të ushtrimit të prostitucionit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Në pranga dhe një shtetas, përfitues nga veprimtaritë kriminale, i cili u kap në këtë ambient. Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe shumë parash (në euro dhe në lekë). Si rezultat i veprimeve hetimore disaditore, të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, me qëllim dokumentimin e vënies së një apartamenti të marrë me qira, nga një shtetase e huaj, në dispozicion të veprimtarive kriminale, u finalizua operacioni i koduar “Rent home 10”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasja braziliane, L. S., 29 vjeçe, dhe shtetasi N. H., 40 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë ndërhyrjes në apartamentin e marrë me qira nga 29-vjeçarja, në lagjen “Ahmet Haxhia”, u konstatua se ambienti ishte përshtatur për ushtrim të prostitucionit dhe për shitje të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa. Në këtë ambient u kap edhe 40-vjeçari, i cili dyshohet se ka përfituar nga veprimtaritë e kundërligjshme. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.