Qeveria ka propozuar një projektligj të ri për forcimin e mbikëqyrjes së institucioneve financiare që bëjnë pjesë në konglomerate financiare. Nisma synon të vendosë rregulla të përbashkëta për bankat, shoqëritë e sigurimeve, shoqëritë komisionere dhe administruesit e fondeve të investimeve. LEXO edhe...VKM/ Përcaktohen rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial! Nga kontrolli i vazhdueshëm përmes kamerave 24/7, dronëve e satelitëve, tek sekuestrimi dhe konfiskimi Në fokus është identifikimi dhe monitorimi i grupeve që ushtrojnë aktivitet në më shumë se një sektor të sistemit financiar. Sipas projektligjit, një grup mund të konsiderohet konglomerat financiar kur aktivitetet e tij përfshijnë sektorin bankar ose të investimeve dhe atë të sigurimeve, duke plotësuar një sërë pragjesh financiare të përcaktuara në ligj. Një nga kriteret kryesore është që aktivitetet financiare të përbëjnë më shumë se 40% të aktiveve totale të grupit. Ndërkohë, një sektor financiar konsiderohet i rëndësishëm kur pesha e tij kalon pragun 10% sipas metodologjisë së përcaktuar në projektligj. Mbikëqyrja shtesë do të përfshijë kontrollin e mjaftueshmërisë së kapitalit, përqendrimit të rrezikut dhe transaksioneve brenda të njëjtit grup financiar. Subjektet do të kenë gjithashtu detyrimin të raportojnë të paktën një herë në vit informacion mbi rreziqet dhe transaksionet e rëndësishme brenda grupit. Projektligji parashikon që konglomeratet të kenë mekanizma të përshtatshëm të kontrollit të brendshëm dhe sisteme të integruara për administrimin e rrezikut. Një rol qendror do të ketë koordinatori, i cili do të drejtojë dhe bashkërendojë mbikëqyrjen mes autoriteteve përgjegjëse. Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të bashkëpunojnë për shkëmbimin e informacionit, hartimin e udhëzimeve të përbashkëta dhe kryerjen e 'provave të rezistencës' së konglomerateve financiare. Nisma synon të rrisë transparencën dhe kontrollin mbi rreziqet ndërsektoriale, duke përafruar gradualisht kuadrin shqiptar të mbikëqyrjes financiare me standardet e Bashkimit Evropian. R.Xh/ReportTv.al integrimi ne be Financat ekonomi institucionet banka e Shqiperise qeveria Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.5% Jo 25.5% Jam i/e dyzyuar 5% Vota total: 3240 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

