Lajme Zone
Ushqeheni shpesh me produkte të përpunuara? Ekspertët zbulojnë si t’i shmangni me disa truke të thjeshta
EkonomiSyri

Ushqeheni shpesh me produkte të përpunuara? Ekspertët zbulojnë si t’i shmangni me disa truke të thjeshta

Nga Friederike Ostermeyer, dpa

Nga Friederike Ostermeyer, dpa Mbani në frigorifer përbërësit që përdorni më shpesh, në mënyrë që të përgatisni një vakt në mbrëmje me sa më pak mundim. Këto këshilla të thjeshta ju ndihmojnë të merrni proteinat dhe fibrat e nevojshme, si dhe të reduktoni konsumin e ushqimeve të përpunuara.Lexo edhe:Vaj ulliri çdo mëngjes për një jetë më të gjatë? Ekspertët zbulojnë çfarë duhet të dini Mund të theni të fusni shpejt një picë të ngrirë në furrë ose të përgatisni disa makarona të çastit apo një supë të gatshme nga paketa. E gjithë kjo kursen kohë, stres dhe energji. Por ka një kosto. Shumica e produkteve shumë të përpunuara përmbajnë sasi jo të shëndetshme kripe, sheqeri, yndyrash dhe aditivësh. Për më tepër, ato zakonisht përmbajnë pak proteina, fibra dhe mikronutrientë, si vitamina dhe minerale. Ekspertët ofrojnë shtatë këshilla për të përgatitur vakte të shijshme dhe të ngopshme me sa më pak mundim. Krijoni një listë me ushqimet e preferuara Nuk keni dëshirë të hartoni plane të hollësishme ushqimore? “As kjo nuk është e nevojshme”, thotë Christina Heß, blogere e ushqimit dhe autore e një libri të ri gatimi. “Mbani një listë me ushqimet dhe gatimet që ju pëlqejnë. Mund të shtoni lirisht ide të reja ose ushqime që dëshironi të konsumoni gjatë javës së ardhshme”, thotë ajo. Pavarësisht nëse e ruani në telefonin tuaj apo e vendosni në frigorifer, mbajeni listën personale të ushqimeve të preferuara në një vend të dukshëm. Nëse keni fëmijë ose partner, mund ta ktheni këtë në një ritual të së dielës dhe, në këtë mënyrë, të shmangni paraprakisht për javën e ardhshme pyetjen e përditshme dhe të lodhshme: “Çfarë do të hamë?” Mbani gjithmonë gati ushqime shoqëruese të gatuara paraprakisht Shpesh, gatimi i ushqimeve shoqëruese të ngopshme, si patatet ose orizi, kërkon pjesën më të madhe të kohës. Por nëse i përgatisni paraprakisht dhe i ruani në një enë në frigorifer, do t'i keni gjithmonë gati, edhe pas një dite stresuese në punë, kur nuk keni dëshirë të gatuani. “Ato mund të ruhen në frigorifer për të paktën tri ditë”, thotë Heß. “Meli i gatuar paraprakisht ose bishtajoret, si thjerrëzat, ofrojnë proteina shtesë që ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur”, thotë Matthias Riedl, specialist i mjekësisë ushqimore dhe drejtor mjekësor i Medicum Hamburg. Blini dhe furnizohuni me zgjuarsi Mundësia për të përgatitur një vakt të shijshëm pa qenë nevoja të shkoni posaçërisht në supermarket është një avantazh i madh, veçanërisht gjatë ditëve të ngarkuara. Riedl këshillon ata që gatuajnë në shtëpi dhe kanë pak kohë të mbajnë në dollapin e kuzhinës ushqimet e mëposhtme: Bishtajore (në kavanoza ose konserva) Pure domatesh Domate të copëtuara Fruta të thata, si arrat Mollë Vaj ulliri Oriz Makarona (mundësisht integrale) Patate Qepë dhe hudhra Ushqimet bazë që duhet të mbani në frigorifer përfshijnë: Vezë Tofu Produkte qumështi, si kos, gjizë ose kuark Perime, si specat Përdorni ngrirësin për të ruajtur përzierje perimesh, peshk, fruta pylli dhe bukë integrale. Heß mban gjithashtu pranë vazo me majdanoz, borzilok ose qepë të njoma aromatike, të gatshme për t'u këputur. Duke i spërkatur çdo ditë me pak ujë, erëzat e freskëta janë një “mënyrë që ndryshon rrënjësisht shijen, pa kërkuar shumë kujdes”. Përgatisni vakte duke kombinuar përbërës të ndryshëm Jeni të uritur, por nuk keni shumë kohë? Përgatisni një vakt të shpejtë dhe të shëndetshëm duke përdorur përbërës bazë të gatuar paraprakisht dhe duke shtuar vetëm dy elemente të tjera. “Perime dhe një burim proteinash”, thotë Riedl. Formula është kaq e thjeshtë. Konkretisht, mund të përdorni makarona të gatuara paraprakisht, duke u shtuar domate qershi të prera përgjysmë, djathë feta të prerë në kubikë dhe pak salcë pesto, thotë Heß. Ose, pse të mos provoni vezë të rrahura dhe të gatuara në tigan, të shoqëruara me një konservë fasulesh dhe salcë salsa? Apo gjizë të freskët të përzier me erëza aromatike, të shoqëruar me patate dhe perime të pagatuara?