Lajme Zone
Ursula von der Leyen nis nesër turin ballkanik, ndalesa e parë Tirana! Presidentja e KE sjell planin e anëtarësimit për 4 shtete
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ursula von der Leyen nis nesër turin ballkanik, ndalesa e parë Tirana! Presidentja e KE sjell planin e anëtarësimit për 4 shtete

Më 1 tetor, presidentja e KE vijon me takimet në Kosovë dhe Malin e Zi, ndërsa përmbyllja do të jetë të premten në Maqedoninë e Veriut. Presidentja e KE vjen edhe me një plan për një udhërrëfyes të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainë që do t’i ndihmojë ato në rrugën e anëtarësimit.

Të mërkurën, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nis turin ballkanik. Ndalesa e saj e parë do të jetë Tirana ku do të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Në orën 17:30, do të mbahet edhe konferenca mes Von der Leyen dhe Ramës, sipas axhendës së publikuar në faqen zyrtare. Më 1 tetor, presidentja vijon me takimet në Kosovë me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiun dhe kryeministrin Albin Kurti. Në të njëjtën ditë, vizita do të vazhdojë edhe në Malin e Zi me presidentin Jakov Milatović dhe kryeministrin Milojko Spajić. LEXO EDHE:Ishin eksportuar nga Shqipëria, Italia tërheq nga tregu açuget me histaminë dyfish mbi normën e lejuar Përmbyllja e turneut do të jetë të premten ku në Maqedoninë e Veriut, Von der Leyen do të takojë presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski. Në këtë turne, Von der Leyen nuk do të vizitojë Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Sipas njoftimit, këto dy vende janë lënë jashtë itinerarit për shkak të zgjedhjeve të ardhshme që do të zhvillohen atje. Presidentja e KE vjen edhe me një plan për një udhërrëfyes të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainë që do t’i ndihmojë ato në rrugën e anëtarësimit. Plani parashikon reforma prioritare, afate orientuese dhe objektiva për përfundimin e fazave të negociatave. Në këmbim, edhe vendet anëtare të BE-së do të kenë angazhime për të avancuar procesin. Vendimet kyçe kërkojnë miratimin unanim të vendeve anëtare. BE-ja po shqyrton një model të integrimit gradual të vendeve kandidate. Vendimtare janë edhe datat e 6 tetorit, kur pritet të paraqitet rishikimi i politikës së para-anëtarësimit, dhe 15-16 tetori, kur liderët e Unionit do të diskutojnë zgjerimin dhe reformat e brendshme. P.J/Shqiptarja.com TAG: Maqedonia e Veriut kosove shqiperia mali i zi Ursula von der Leyen Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.7 / 5 (9 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Shtator, 18:15

Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.8% Jo 39% Disi 7.2% Vota total: 3539 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?