Dhënia e Çmimit Nobel për Paqen studiueses së drejtësisë nga Afrika e Jugut, Navi Pillay, ka shkaktuar reagime të ashpra nga SHBA dhe Izraeli, të cilin Pillay e kishte akuzuar për gjenocid. Presidenti amerikan Donald Trump ka ndarë në profilin e tij të Truth kritikat për dhënien e Çmimit Nobel për Paqen për Navi Pillay. Presidenti postoi një mesazh ku thuhet se “Sot, Komiteti i Nobelit i ka sjellë vetes një turp të pariparueshëm dhe ka ulur Çmimin Nobel për Paqen, dikur prestigjioz, duke ia dhënë atë Navi Pillay të OKB-së. Pillay ushqen një urrejtje të hapur ndaj Amerikës dhe Izraelit. Në rolin e saj, ajo ka festuar terroristët dhe ka shpërblyer Hamasin. Ajo kreu një ‘hetim’ farsë duke pretenduar se Izraeli kishte kryer gjenocid dhe duke kërkuar që ai të ndiqet penalisht.” Izraeli e ka përshkruar dhënien e çmimit si “një shfrytëzim grotesk të një çmimi për të legjitimuar urrejtjen dhe paragjykimet kundër Izraelit”. Kjo u deklarua nga Ministria e Jashtme Izraelite në një deklaratë të raportuar nga The Times of Israel. “Nëse do të kishte një çmim për gënjeshtra, urrejtje dhe akuza shpifëse, Pillay do të ishte ndër kandidatet kryesore”, tha ministria. “Roli i saj në demonizimin e vazhdueshëm dhe të motivuar politikisht të Izraelit dhe në përhapjen e gënjeshtrës së gjenocidit flet shumë”, thuhej në deklaratë. Pillay, në fakt, kryesoi Komisionin e Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit të Kombeve të Bashkuara, i cili në shtator 2025 arriti në përfundimin se Izraeli kishte kryer gjenocid në Rripin e Gazës. “Tani që Komiteti i Nobelit ka shpërblyer gënjeshtrën më të madhe të shekullit të 21-të, Joseph Goebbels me siguri po duartroket nga ferri”, përfi Ministria e Jashtme Izraelite. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

