Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare, e cila kërkon gjak për nënën e saj, të shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas familjarëve, pacientja ka nevojë për gjak në mënyrë që të mund t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Familja sqaron se nuk kërkohet një grup i caktuar gjaku. Personat që kanë mundësi të dhurojnë, mund të paraqiten për dhurim dhe të deklarojnë emrin e pacientes, Ike Pashja. Përcaktimi i grupit të gjakut dhe testimet përkatëse kryhen në kuadër të procedurave të bankës së gjakut.
Kush ka mundësi të ndihmojë, lutet të kontaktojë familjarët në numrin: +355 67 632 5531
Çdo dhurim mund të jetë një ndihmë e madhe për Ike Pashjan dhe familjen e saj në këtë moment të vështirë.

