Lajme Zone
Ura mes Gërmejit dhe Okshtunit e pakalueshme sa herë bie shi, Bashkia të ndërhyjë për pastrimin e saj
PolitikëJOQ Albania

Ura mes Gërmejit dhe Okshtunit e pakalueshme sa herë bie shi, Bashkia të ndërhyjë për pastrimin e saj

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar gjendjen e urës që lidh fshatin Gërmej me fshatin Okshtun, në Bashkinë Rrogozhinë, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e saj.

Sipas denoncimit të qytetarit, ura paraqet probleme sa herë që ka reshje shiu, duke e bërë të pamundur kalimin me automjete. Kjo situatë krijon vështirësi për banorët e zonës, të cilët përballen me probleme në lëvizjen e tyre të përditshme.

Qytetari kërkon që shqetësimi i tyre të bëhet publik, me shpresën se Bashkia Rrogozhinë do të reagojë dhe do të marrë masat e nevojshme për pastrimin e urës, në mënyrë që ajo të jetë e kalueshme edhe në ditët me shi.

Përmes këtij denoncimi, banori u bën thirrje institucioneve vendore që të mos e lënë pas dore këtë problem, por të ndërhyjnë për të garantuar qarkullimin e sigurt dhe pa pengesa për banorët që përdorin këtë urë për të lidhur dy fshatrat.

Banorët presin një reagim nga Bashkia Rrogozhinë dhe një zgjidhje konkrete për këtë problem, i cili, sipas qytetarit, përsëritet sa herë që bie shi.