Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë: Samiti i NATO-s në Ankara mbyllet me debate për sigurinë globale, luftën në Ukrainë dhe buxhetet e mbrojtjes. Donald Trump kritikon aleatët evropianë dhe diskuton me Erdogan për armatime dhe rolin e SHBA-së në Aleancë.
Në Shqipëri vijon përplasja për 4 milionë eurot e koncertit të Kanye West. Edi Rama mbron financimin, ndërsa opozita dhe ish-deputetja socialiste Marjana Koçeku akuzojnë qeverinë se po përdor fondet publike për spektakël, në vend të emergjencave.
Ervin Salianji kujton një vit nga lirimi i tij, duke e cilësuar burgimin si “sprovë politike”, ndërsa kërkon institucione që respektojnë mendimin ndryshe.
Siguria ushqimore bëhet prioritet gjatë sezonit turistik, ndërsa Shqipëria përballet me rritjen e punësimit të të huajve. Lejet e punës për filipinas dhe indianë janë rritur ndjeshëm.
Inflacioni arrin 3.2%, niveli më i lartë që nga janari 2024, me ndikim kryesor nga ushqimet, qiratë dhe transporti.
Veliaj kërkon përshpejtim të rigjykimit në Gjykatën e Lartë, ndërsa Astrit Kalaja propozohet “Dëshmor i Atdheut”.
SPAK dërgon për gjykim 15 persona për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa në Dibër arrestohet ish-drejtuesi i Kadastrës për tjetërsim pronash.
Në Kosovë certifikohen zgjedhjet me Vetëvendosjen fituese me 53 mandate. Ndërkohë, tensionet SHBA-Iran përshkallëzohen, një familje shpëtohet pas 11 ditësh nën rrënoja në Venezuelë, ndërsa FBI heton Federatën Argjentinase të Futbollit për dyshime financiare prej 300 milionë dollarësh.
edicioni informativ ora 18:00 lajme Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet 4 mln euro për koncertin e Kanye West, Kulluri: Aventura personale, Rama dhe Gonxhja merren me fasada 8 Korrik 2026, 16:1516:15Aktualitet “Nga skandali AKSHI te TIMS dhe Smart City”, Kulluri: Samiti i NATO-s rrezikon të mos zhvillohet në Shqipëri! 8 Korrik 2026, 15:2315:23Aktualitet UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00 8 Korrik 2026, 14:5914:59Aktualitet 701 milionë lekë financimi për Policinë e Shtetit, Lamallari: Më shumë mbështetje për efektivët 8 Korrik 2026, 14:2914:29Aktualitet Ministria e Arsimit publikon kalendarin, kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027 8 Korrik 2026, 14:2614:26Aktualitet Qeveria e Ramës, e vetmja në botë që 'shpëton' një koncert privat që nuk shet biletat 8 Korrik 2026, 13:3913:39Aktualitet

