Lajme Zone
UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

GJKKO dënon me mbi 31 vite burg pesë anëtarë të grupit kriminal “Revanshi”, mes tyre edhe vëllai i ish-deputetit socialist Eduard Ndreca. Ata u shpallën fajtorë për drogë, armë dhe sigurim kushtesh për vrasje.

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë: GJKKO dënon me mbi 31 vite burg pesë anëtarë të grupit kriminal “Revanshi”, mes tyre edhe vëllai i ish-deputetit socialist Eduard Ndreca. Ata u shpallën fajtorë për drogë, armë dhe sigurim kushtesh për vrasje.

Zbardhet atentati në Kurbin ku Ilir Lika u ekzekutua me 7 plumba. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, ndërsa pista kryesore e hetimit lidhet me konfliktet e mëparshme mes tyre.

Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen e Egli Progës në Pogradec dhe dërgon për gjykim 5 persona. Denis Meçe dhe Leonidha Guçe akuzohen për vrasje me dashje, ndërsa të tjerë për moskallëzim dhe pengim të drejtësisë.

SPAK dërgon në gjykatë dosjen për vrasjen e tregtarit Besnik Hida në Lushnjë, duke kërkuar gjykimin e Ardjan Ahmetajt dhe pushimin e çështjes për Laert Haxhiun e Orgest Bilbilin.

Në Durrës arrestohen dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht nga Maqedonia e Veriut për vrasje e plagosje, ndërsa një i tretë akuzohet për sigurimin e dokumenteve false.

Në Durrës vijon goditja e skemave të pronave të falsifikuara, ku 12 persona morën masa sigurie dhe mbi 53 mijë metra katrorë tokë u vendosën nën sekuestro.

Në Berat, Prokuroria godet aktivitetin financiar pa licencë, duke kërkuar masa për 11 persona dhe sekuestruar miliona lekë, euro e valuta të tjera.

Në Shkodër zbardhen detaje të vrasjes së Bardhe Ziçit nga bashkëshorti i saj, ku hetuesit dyshojnë për konflikt të lidhur me xhelozinë dhe celularin. Në Durrës, një tjetër rast dhune familjare: një 40-vjeçar plagosi me thikë bashkëshorten dhe u shpall në kërkim.

AMP pezullon disa efektivë në Sarandë pas një videoje ku dëgjohen komente jo etike ndaj dy turisteve.

Antimafia italiane godet një grup shqiptaro-italian të trafikut të drogës, me 23 arrestime dhe sekuestrime narkotikësh, ndërsa në Ekuador arrestohen 18 persona për një rrjet kokainë që dyshohet se lidhej me organizata shqiptare në Europë.

Në Itali, një 80-vjeçar dënohet për dhunë sistematike ndaj bashkëshortes shqiptare dhe dy fëmijëve të saj. Ndërkohë, një fluturim Ryanair nga Selaniku drejt Mynihut përfn me ulje emergjente pas një defekti teknik dhe plagosjen e një pasagjeri.

Në Spanjë, një zjarr masiv pyjor lë 11 viktima dhe 23 persona të zhdukur, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. edicioni i lajmeve Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Rama kritikon drejtuesit e PS: Kush mendon se shoqëria është bërë më negative, mos të merret me politikë 10 Korrik 2026, 14:0114:01Aktualitet Dosja ‘Revanshi’/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal, mes tyre vëllai dhe kushëriri i ish-deputetit Eduard Ndreca 10 Korrik 2026, 12:5512:55Aktualitet Media franceze 'godet' Ramën: Vendi më i varfër në Evropë jep 4 mln euro për një koncert që i shërben interesave të tij 10 Korrik 2026, 12:4512:45Aktualitet UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 12:00 10 Korrik 2026, 12:0212:02Aktualitet “Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google 10 Korrik 2026, 11:5911:59Aktualitet Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve shqiptarë: Nuk ua rinovojmë vizat turistike nëse i përdorni për të lindur fëmijët në Amerikë 10 Korrik 2026, 11:4211:42Aktualitet