Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00 Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:
GJKKO përballë debateve në procesin Meta-Kryemadhi, ku mbrojtja kundërshtoi akuzat e SPAK dhe pretendoi se çështja ka prapavijë politike. Deklaratat e avokatit sollën ndërhyrjen e gjyqtarit Erion Bani, i cili kërkoi ruajtjen e etikës në sallë.
Policia denoncon një sulm të koordinuar online ndaj turizmit shqiptar, me mbi 10 mijë llogari që dyshohet se kanë publikuar review negative ndaj bizneseve në qytete të ndryshme të vendit.
Apeli i Posaçëm la në fuqi “arrestin në burg” për Eralbi Breçanin, i dyshuar nga SPAK për përfshirje në trafik droge. Ndërkohë, Shkodra u trondit nga një krim i rëndë në familje, ku 64-vjeçari Shtjefën Ziçi vrau me armë bashkëshorten e tij 54-vjeçare.
Tre persona u arrestuan në Tiranë për armëmbajtje pa leje, ndërsa në Himarë u kap një 38-vjeçar me pistoletë, granatë dhe municion. Në Korçë, një konflikt me thikë la të plagosur rëndë një 42-vjeçar.
Jashtë vendit, një bandë shqiptare droge u dënua në Belgjikë për trafikimin e 7 tonëve kokainë, ndërsa u konfiskuan mbi 3.1 milionë euro pasuri. Në Itali, biznesmeni Valter Lavitola mohoi akuzat për sulmin ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci.
Në arenën ndërkombëtare, Interpoli goditi rrjetet e mashtrimit online me 5,800 arrestime dhe 300 milionë dollarë të sekuestruara. Ndërkohë, misteri i atentatit ndaj oligarkut ukrainas në Monako thellohet pas vdekjes së një prej të dyshuarave, ndërsa Venezuela kërkon lirimin e 30 tonëve ar të bllokuar në Britani për rindërtimin pas tërmeteve shkatërruese. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Rinis seanca në GJKKO, Kryemadhi-SPAK: Më është mohuar e drejta për t’u mbrojtur 9 Korrik 2026, 14:3614:36Aktualitet Akuzat nga zyrtarët e “VLEN”, Hita zbardh incidentin në kufi: Nuk u ndaluan, u kthyen vetë 9 Korrik 2026, 14:2014:20Aktualitet Protestat në Tiranë, Hita: Sulm i koordinuar ndaj bizneseve të turizmit, mbi 10 mijë llogari po publikojnë review negative 9 Korrik 2026, 14:0314:03Aktualitet Kryemadhi kundërshton provat e SPAK të marra nga celulari i saj: Isha deputete, s’mund të bënit kontroll në banesën time 9 Korrik 2026, 12:3512:35Aktualitet Debate në GJKKO për dosjen Meta-Kryemadhi, avokati: Çështja është politike, jo penale 9 Korrik 2026, 12:0912:09Aktualitet UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 12:00 9 Korrik 2026, 12:0312:03Aktualitet

