Pedagogu dhe eksperti për punësimin Erjon Muça në një intervistë në “Money Report” në ABC News, foli për arsimin profesional dhe interesin e maturantëve.
Gjatë intervistës ai theksoi se tendenca e 10 viteve të fundit ka treguar një interes në rritje për mjekësinë, teknologjinë apo edhe ekonominë.
“Tendenca e përzgjedhjes së degëve nga maturantët është e përsëritur vit pas viti dhe fusha si mjekësia , shkenca mjekësore apo edhe ekonomia dhe inxhinieria, apo teknologjia e informacionit dhe arkitektura zënë pjesën më të madhe të interesit. Dhe e shoh si mekanizëm që përkon me kërkesa më të larta dhe mundësia apo aksesi për t’u punësuar ndërkombëtarisht pasi merr këto profesione”, tha ai. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Gjithashtu gjatë intervistës, ai u ndal edhe tek Bujqësia për të cilën tha se ka një interes më të ulët.
“Bujqësia dhe turizmi duhet të ishin një treg me mundësi të mirëfillta punësimi, por disa nga ngërçet dhe pengesat që shfaqen bëjnë që shumë të rinj të mos marrin rrisk të tillë dhe të zgjedhin degë të tjera apo ato profesione të cilat një pjesë e mirë shoqërohen nga licenca më pas”, tha ai.
/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetEkonomiMoney Report

