Lajme Zone
Ulja e TVSH-së në 6% për produktet bazë, shtohen uji, pecetat higjienike dhe pelenat për fëmijët! Komisioni i Ekonomisë miraton ndryshimet edhe me votat e opozitës
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Ulja e TVSH-së në 6% për produktet bazë, shtohen uji, pecetat higjienike dhe pelenat për fëmijët! Komisioni i Ekonomisë miraton ndryshimet edhe me votat e opozitës

Erion Braçe kishte katër vite që kërkonte uljen e TVSH-së për produktet e higjienës menstruale. Komisioni i Ekonomisë miratoi ndryshimet pavarësisht kundërshtimit të Ministrisë së Financave.

Uji, produktet e higjienës menstruale për gratë dhe pelenat për fëmijët janë përfshirë në listën e produkteve që do të kenë TVSH të reduktuar në 6%, sipas ndryshimeve të miratuara nga Komisioni i Ekonomisë në projektligjin për TVSH-në, pjesë e paketës fiskale të Buxhetit 2027. Një nga propozimet e miratuara është ai për produktet e higjienës menstruale, për të cilin deputeti socialist Erion Braçe ka katër vite që kërkon me ngulm uljen e TVSH-së. LEXO edhe...Bizneset e dëmtuara nga protestat do kompensohen në 2027-ën, përfitojnë vetëm subjektet e vogla! Zv.ministri: Pas verifikimit nga Tatimet, pagesa kalon direkt në llogari Gjatë diskutimeve në komision, Braçe theksoi se kjo masë është në përputhje me direktivën e Bashkimit Europian. Ndërkohë, deputeti Çakërri kërkoi që në listën e produkteve me TVSH 6% të përfshihej edhe uji, duke argumentuar se kostoja për buxhetin nuk është e madhe. “Teksa flasim për buxhetin social, nuk mund të mos fusim ujin në skemë. Kostoja për ta futur ujin në skemë nuk është e madhe. Uji nuk është produkt që negociohet”, tha ai. Ministria e Financave kundërshtoi propozimet, ndërsa për çështjen e ujit argumentoi se po mendohet që uji i çezmës të jetë i pijshëm. Kjo solli edhe debate me Braçen, i cili kundërshtoi krahasimin e ujit të çezmës me atë të ambalazhuar. Me propozim të deputetit Kadeli, komisioni miratoi edhe uljen nga 20% në 6% të TVSH-së për projektimin e ndërtimeve të dedikuara sportit. Projektligji u miratua me 10 vota pro, përfshirë edhe ato të deputetëve të opozitës Edmond Haxhinasto dhe Enno Bozdo, dhe pritet të kalojë për shqyrtim në seancën plenare të 26 nëntorit. U.D/ReportTv.al komisioni i ekonomise Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.5% Jo 29.5% Nuk e di 9% Vota total: 1993 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?