Lajme Zone
“Ule muzikën!”/ Përplasja me armë në Athinë, del në skenë si autor Alket Rizai; shqiptari me leje nga burgu i Domokos shpallet në kërkim
BotëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Ule muzikën!”/ Përplasja me armë në Athinë, del në skenë si autor Alket Rizai; shqiptari me leje nga burgu i Domokos shpallet në kërkim

Sipas mediave greke, Rizai ndodhej në leje nga Burgu i Domokos, ku duhet të rikthehet mëngjesin e së hënës. Në rast se nuk paraqitet në burg, ai do të shpallet i arratisur, ndërsa policia greke ka nisur mobilizimin për lokalizimin e tij.

Shqiptari Alket Rizai, ish-bashkëpunëtor i të shumëkërkuarit grek Vasilis Paleokostas dhe i njohur për arratisjen dy herë me helikopter nga burgu, rezulton të jetë një prej personave të përfshirë në incidentin me të shtëna me armë zjarri në një bar plazhi në Anavyssos të Athinës. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa identifikimi i Rizait u bë pas analizimit të pamjeve filmike nga policia, të cilat autoritetet arritën t’i shqyrtonin vetëm gjatë orëve të pasdites.

Sipas mediave greke, Rizai ndodhej në leje nga Burgu i Domokos, ku duhet të rikthehet mëngjesin e së hënës. Në rast se nuk paraqitet në burg, ai do të shpallet i arratisur, ndërsa policia greke ka nisur mobilizimin për lokalizimin e tij.

Sipas mediave greke, policia mori një telefonatë për të shtëna në zonën e Anavyssos rreth orës 05:15 të mëngjesit. Kur efektivët mbërritën në vendngjarje, nuk gjetën persona, por vetëm dy gëzhoja dhe njolla gjaku.

Pak më vonë, policia u njoftua nga Qendra Shëndetësore e Kalivias se dy persona ishin paraqitur për ndihmë mjekësore. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar grek, i cili kishte marrë një plagë nga fragmentet e xhamit në kyçin e këmbës, dhe një 41-vjeçar pakistanez, i cili kishte marrë një plagë plumbi në pulpë.

Të dy rezultuan të ishin punonjës të biznesit dhe u morën në pyetje nga autoritetet. Megjithatë, sipas policisë, dëshmitë e tyre nuk përputheshin me njëra-tjetrën, ndërsa versione të ndryshme për ngjarjen ka dhënë edhe pronari i lokalit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se gjithçka nisi pasi shumica e klientëve ishin larguar nga lokali dhe pronari kishte ulur muzikën. Në atë moment, Rizai, i cili ndodhej aty së bashku me dy persona të tjerë, doli në parking dhe vendosi muzikë me zë të lartë në automjetin e tij.

Pronari i biznesit doli jashtë dhe i kërkoi ta ulte zërin, pasi kishte frikë se zhurma mund të shkaktonte ndërhyrjen e policisë. Situata më pas u përshkallëzua në një konflikt, ku u përfshinë edhe persona të tjerë që dolën nga lokali.

Gjatë përplasjes, Rizai dyshohet se nxori një armë dhe qëlloi në ajër. Më pas, edhe një shtetas afgan, i cili kishte dalë nga lokali dhe dyshohet se punonte si pjesë e sigurisë së biznesit, hapi zjarr.

Nga të shtënat, plumbat dyshohet se kanë bërë rikoshet dhe kanë plagosur dy punonjësit e lokalit.

Pas incidentit, Alket Rizai dhe dy personat që e shoqëronin hipën në automjet dhe u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Edhe shtetasi afgan, i cili tashmë është në kërkim nga autoritetet greke, u largua.

Ndërkohë, pronari i biznesit është arrestuar deri më tani, pasi dyshohet se ka dhënë deklaratë të rreme në lidhje me rrethanat e incidentit.

Ngjarja ka vënë në lëvizje policinë greke, e cila po kërkon të lokalizojë Rizain përpara përfundimit të lejes së tij dhe rikthimit të parashikuar në burgun e Domokos. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Vrasjet e Rrëshenit/ Një familje, 3 vjet, 3 të vrarë 13 Shtator 2026, 21:3721:37Kronike Kokainë mbi 4 mln euro dhe arsenal armësh në banesë, dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali 13 Shtator 2026, 16:1616:16Kronike Përplasen dy automjete në aksin Qishbardhë-Peshkëpi, plagosen disa persona 13 Shtator 2026, 15:1515:15Kronike Përleshje mes 15 personave në Athinë, plagoset me thikë 40-vjeçari; në pranga edhe një shqiptar 13 Shtator 2026, 14:2214:22Kronike Parandalohet krimi në Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin; e pëson edhe shoku i tij 13 Shtator 2026, 13:5613:56Kronike Tritoli në Shkodër/ Autori u maskua si shpërndarës picash, pista që çon te vëllai i mësuesit në Gjermani 13 Shtator 2026, 13:2913:29Kronike