Lajme Zone
Ukraina godet Moskën në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare, Zelensky: Goditëm industrinë e luftës! Përdorëm raketa “Flamingo” dhe “Pelican”
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Ukraina godet Moskën në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare, Zelensky: Goditëm industrinë e luftës! Përdorëm raketa “Flamingo” dhe “Pelican”

Qindra dronë shënjestruan Moskën dhe rajonin përreth saj në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi të dielën, duke i vrarë të paktën dy njerëz dhe duke dëmtuar një rafineri të madhe nafte, sipas autoriteteve ruse.

Qindra dronë shënjestruan Moskën dhe rajonin përreth saj në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi të dielën, duke i vrarë të paktën dy njerëz dhe duke dëmtuar një rafineri të madhe nafte, sipas autoriteteve ruse. Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, e cilësoi sulmin e të dielës si më të madhin me dronë deri tani ndaj kryeqytetit rus. Një objekt në rafinerinë e naftës në Moskë, e cila është shënjestruar edhe më parë, gjithashtu u dëmtua. Ndërkohë presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky është shprehur se forcat ukrainase përdorën raketa Flamingo dhe raketat e reja balistike Pelican (FP7) gjatë sulmit të mbrëmshëm ndaj objektivave në rajonin e Moskës. Në një postim në Telegram, Zelensky tha se sulmet me armë me rreze të gjatë veprimi ishin veçanërisht efektive dhe se u goditën një prej fabrikave kryesore të industrisë ruse të naftës, si dhe një qendër e rëndësishme logjistike. “Këto janë miliarda dollarë që mbështesin makinën e luftës”, shkroi presidenti ukrainas, duke iu referuar rëndësisë së objekteve të goditura.

Zelensky deklaroi gjithashtu se gjatë javës Rusia ka lëshuar më shumë se 2 mijë dronë sulmues, pjesa më e madhe e tyre me motor reaktiv, si dhe rreth 1,700 bomba ajrore dhe 19 raketa të llojeve të ndryshme ndaj Ukrainës.

“Çdo ditë dhe çdo natë ne mbrohemi nga sulmet ruse”, shkroi ai në rrjetin social X, duke bërë të ditur se në orët e fundit janë goditur infrastruktura kritike dhe civile në rajonet Kharkiv, Sumy dhe Odessa.

Sipas Zelenskyt, ndërtesa banimi janë goditur gjithashtu në rajonet Dnipro dhe Zaporizhia, ndërsa që nga mbrëmja e kaluar janë sulmuar edhe rajonet Vinnytsia, Kiev, Zhytomyr dhe Cherkasy.

Presidenti ukrainas konfirmoi më tej një sulm me dron në rajonin e Khersonit, ku sipas tij u godit një manastir. Nga sulmi mbeti i vrarë një murg, ndërsa katër persona të tjerë u plagosën.

Deklaratat për përdorimin e raketave Flamingo dhe Pelican, si dhe për objektivat e goditura në rajonin e Moskës, janë bërë nga presidenti ukrainas dhe nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb