Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, deklaroi këtë të premte nga Varshava se Ukraina duhet të integrohet plotësisht në arkitekturën evropiane të sigurisë. Gjithashtu shtoi se Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka të drejtë të ndalojë çështjet e sigurisë evropiane, raporton Reuters.
Deklarata u bë më 6 nëntor 2026, gjatë një takimi në Varshavë me Ministrin e Jashtëm polak Radoslaw Sikorski dhe Ministrin e Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha.
“Ne tashmë kemi një arkitekturë evropiane të sigurisë. NATO dhe Bashkimi Evropian kanë rolet e tyre përkatëse. Ne duhet të sigurohemi që Ukraina të integrohet në këtë arkitekturë”, tha Kallas.
Ajo theksoi se BE-ja duhet të luajë një rol qendror në arritjen e çdo marrëveshjeje paqeje dhe kërkoi ndalimin e akteve të sabotimit rus kundër Evropës.
“Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka të drejtë të bllokojë çështjet e sigurisë evropiane”, theksoi shefja e diplomacisë evropiane.
Gjithashtu Kallas ka publikuar në platformën X një deklaratë të saj. Putin does not have a veto over European security.
Any agreement to end the war must prevent Russia from re-arming and re-attacking.
This is why earlier this year, I put forward a paper with core demands towards Moscow, which was discussed by EU Foreign Ministers. This should be the basis for any negotiations.
Concessions should be on the aggressor, not on the victim.
My press remarks in Warsaw alongside @sikorskiradek and @andrii_sybiha ↓
— Kaja Kallas (@kajakallas) November 6, 2026 Takimi në Varshavë vjen në një moment vendimtar për sigurinë e kontinentit, ndërsa diskutimet për të ardhmen e Ukrainës dhe rolin e saj në strukturat euro-atlantike janë në qendër të agjendës së BE-së. Top Channel

