Lajme Zone
Uji me fekale në Vlorë, gjendja alarmante
Të tjeraJOQ Albania

Uji me fekale në Vlorë, gjendja alarmante

Pas sinjalizimeve të para mbi problematikat e ujit të pijshëm në dy zona të Vlorës, ku u konstatua mungesë klori dhe prani amoniaku, situata ka marrë një kthesë edhe më kritike.

Pas sinjalizimeve të para mbi problematikat e ujit të pijshëm në dy zona të Vlorës, ku u konstatua mungesë klori dhe prani amoniaku, situata ka marrë një kthesë edhe më kritike.

Analizat e fundit laboratorike evidentuan praninë e ndotjes fekale, duke e shndërruar këtë çështje në një emergjencë të qartë për shëndetin publik. Ndonëse institucionet përgjegjëse kanë zbritur në terren, reagimi i tyre vijon të jetë i vonuar përballë një rreziku kaq të drejtpërdrejtë.

Një nga nyjat më kritike të kësaj krize, e cila shpesh mbetet jashtë vëmendjes institucionale, mbeten depozitat e ujit të vendosura mbi tarracat e pallateve në Vlorë.

Pavarësisht nëse menaxhohen privatisht apo si pronë e përbashkët, mungesa e një kontrolli të detyrueshëm, dezinfektimit dhe pastrimit periodik përbën një rrezik madhor.

Pamjet e siguruara nga pastrimi i njërës prej këtyre depozitave dëshmojnë kushte tejet shqetësuese higjieno-sanitare, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë e ujit që konsumojnë familjet vlonjate çdo ditë. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)