Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Ujë me presion dhe gaz lotsjellës! Përplasje mes policisë dhe protestueseve para Ministrisë së Arsimit, shoqërohet disa të mitur


Përplasjet mes policisë dhe protestuesve janë përshkallëzuar sërish para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Forcat e rendit kanë përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën.

Përplasjet mes policisë dhe protestuesve janë përshkallëzuar sërish para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Forcat e rendit kanë përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën. Janë shoqëruar disa të mitur. Situata është tensionuar gjatë protestës së studentëve dhe të rinjve, të cilët vijojnë të kundërshtojnë qeverinë dhe të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre. Para godinës së ministrisë janë regjistruar incidente të përsëritura, ndërsa raportimet për përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve kanë shoqëruar tubimet e ditëve të fundit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb