Kanë dalë në shitje biletat e rezervuara për tifozët shqiptarë për ndeshjen San Marino – Shqipëri, e vlefshme për UEFA Nations League – Liga C, që do të zhvillohet më 29 shtator 2026, në stadiumin e San Marinos. Tifozët shqiptarë që dëshirojnë të ndjekin Kombëtaren në këtë sfidë në transfertë mund të blejnë biletat për sektorët e dedikuar për tifozerinë mike. LEXO edhe...Afron sezoni i Ligës së Kombeve, trajneri Maran tur në Evropë! Përpilon listën për grumbullimin në fund të shtatorit Sektorët për tifozët shqiptarë ndodhen në Tribunën SUD, e cila në platformën e shitjes së biletave është e përcaktuar si “Albania”. Si të blini biletën Procedura e blerjes është e njëjtë me atë të ndjekur për ndeshjet e Kombëtares. Tifozët duhet të hyjnë në platformën zyrtare të shitjes së biletave, të krijojnë një llogari duke përdorur adresën e email-it dhe më pas të përzgjedhin vendet që dëshirojnë në sektorët e dedikuar për tifozerinë shqiptare. Biletat mund t’i gjeni në këtë link: Biletat San Marino – Shqipëri San Marino – Shqipëri 29 shtator 2026 UEFA Nations League – Liga C Stadiumi i San Marinos Tribuna SUD – “Albania” FSHF fton tifozët shqiptarë që do të jenë në San Marino të përkrahin Kombëtaren dhe të krijojnë një atmosferë sa më të bukur në mbështetje të Shqipërisë. R.Xh/ReportTv.al futboll kombetarja shqiptare San Marino UEFA Nations League Tifozët Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 6% Vota total: 3971 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
