Lajme Zone
UEFA Nations League / Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë! Tjetër ndryshim në listë, Qefalia zëvendëson Pajazitin e dëmtuar
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

UEFA Nations League / Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë! Tjetër ndryshim në listë, Qefalia zëvendëson Pajazitin e dëmtuar

Departamenti i Komunikimit bën me dije se mesfushori Adrion Pajaziti ka pësuar një dëmtim në muskujt e kofshës së djathtë gjatë ndeshjes së fundjavës me klubin. Futbollisti është paraqitur sot në grumbullim dhe iu nënshtrua vizitave mjekësore dhe bëri një rezonancë magnetike.

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin për katër ndeshjet e radhës në kuadër të UEFA Nations League. Kuqezinjtë, të drejtuar nga trajneri Rolando Maran, zhvilluan pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Në këtë seancë morën pjesë 26 lojtarë. Futbollistët që kishin luajtur ndeshje me klubet e tyre gjatë fundjavës zhvilluan një seancë rikuperimi, ndërsa pjesa tjetër e grupit iu nënshtrua një programi të kombinuar me ushtrime taktike dhe punë në palestër. LEXO edhe...Ndryshim në listën e Kombëtares, Feta Fetai ftohet nga trajneri Maran, Qazim Laçi mungon për shkak dëmtimi Ivan Balliu pritet t’i bashkohet skuadrës gjatë mbrëmjes, ndërsa mesfushori Feta Fetai, i cili zëvendëson Qazim Laçin e dwmçtuar, pritet të bashkohet ekipit në orët në vazhdim. Sakaq, Departamenti i Komunikimit bën me dije se mesfushori Adrion Pajaziti ka pësuar një dëmtim në muskujt e kofshës së djathtë gjatë ndeshjes së fundjavës me klubin. Futbollisti është paraqitur sot në grumbullim dhe iu nënshtrua vizitave mjekësore dhe bëri një rezonancë magnetike. Analizat konkluduan se shkalla e dëmtimit e bën ta pamundur që Pajaziti të jetë i disponueshëm për ndeshjet e Kombëtares dhe se i duhen rreth 3 javë për t’u rikuperuar. Kësisoj, mesfushori do të rikthehet në klub për të vijuar rikuperimin dhe në vendin e tij është ftuar lojtari i Dinamo City, Klevi Qefalija, i cili do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Maran. Kombëtarja do të vijojë përgatitjet ditën e nesërme, me skuadrën që do të zhvillojë një tjetër seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, duke nisur nga ora 16:00. R.Xh/ReportTv.al futboll UEFA Nations League kombetarja shqiptare qazim laci feta fetai Adrion Pajaziti Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.8% Të gabuar 88.1% Nuk e di 5.1% Vota total: 6548 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?