Lajme Zone
Cvijanoviç bisedon për situatën në Bosnje dhe rajon me shefen e stafit të Trumpit: Po ndërtojmë miqësi të reja dhe po forcojmë ato të vjetrat
BotëReport TV

Cvijanoviç bisedon për situatën në Bosnje dhe rajon me shefen e stafit të Trumpit: Po ndërtojmë miqësi të reja dhe po forcojmë ato të vjetrat

Cvijanoviç së bashku me ish-presidentin e entitetit të Republikës Sërpska u larguan nga lista e sanksioneve amerikane në tetor të vitit 2025, së bashku me 48 anëtarë të familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorët e afërt.

Anëtarja e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviç, njoftoi në rrjetet sociale se në Shtëpinë e Bardhë është takuar me shefen e kabinetit të presidentit Donald Trump, me të cilën ka biseduar për situatën në Bosnje dhe rajon. “Ishte kënaqësi të bisedoja sot në Shtëpinë e Bardhë me Susie Wiles, shefen e stafit dhe bashkëpunëtoren më të afërt të presidentit amerikan Donald Trump, për situatën në Bosnjë e Hercegovinë dhe rajon. Po ndërtojmë miqësi të reja dhe po forcojmë ato të vjetrat. Presim me kënaqësi vazhdimin e bashkëpunimit”, shkroi Cvijanoviç në rrjetet sociale. LEXO edhe...Paqja me SHBA-në mbetet e paqartë, Irani do të marrë pjesë në asamblenë e përgjithshme të OKB-së në Nju Jork Qeveria e entitetit Republika Sërpska gjatë dhjetë vjetëve të fundit ka angazhuar gjithsej 15 kompani amerikane lobimi dhe firma avokatie, përfshirë edhe përfaqësinë e saj të regjistruar për të njëjtat aktivitete. Të gjitha kompanitë e lobimit dhe firmat e avokatisë të angazhuara nga qeveria e entitetit të Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë janë të lidhura me qarqet politike republikane në Uashington. Susie Wiles është një stratege republikane, me bazë në Florida, e cila drejtoi fushatat e Trumpit në këtë shtet në vitet 2016 dhe 2020, si dhe fushatën e suksesshme të Ron DeSantisit për guvernator të Floridës në vitin 2018. Para kësaj, ajo drejtoi fushatën e Rick Scottit për guvernator të Floridës në vitin 2010 dhe për një kohë të shkurtër shërbeu si menaxhere e fushatës presidenciale të ish-guvernatorit të Jutas, Jon Huntsman, në vitin 2012. Wiles gjithashtu ka punuar në kabinetet e ish-kryetarëve të Xheksonvillit, John Delaney dhe John Peyton. Ndryshe, Cvijanoviç së bashku me ish-presidentin e entitetit të Republikës Sërpska u larguan nga lista e sanksioneve amerikane në tetor të vitit 2025, së bashku me 48 anëtarë të familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorët e afërt. Megjithatë, Dodik dhe Cvijanoviç mbeten nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar./ REL R.Xh/ReportTv.al Bosnje Hercegovina SHBA Shtepia e Bardhe Republika Sërpska Zhelka Cvijanoviç donald trump Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.9% Të gabuar 88.1% Nuk e di 5.1% Vota total: 6625 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?