Në një takim të zhvilluar sot nën drejtimin e Presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin, federatat kombëtare të përfaqësuara në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s dhe në Këshillin e FIFA-s kanë propozuar Presidentin e Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Philippe Diallo, si kandidat për zgjedhjet presidenciale të FIFA-s në mars 2027, duke i shprehur mbështetjen e tyre unanime. Philippe Diallo ka një përvojë të gjerë në të gjitha nivelet e futbollit. Ai ka drejtuar organizatën që përfaqëson klubet profesioniste franceze, ka qenë pjesë e bordit drejtues të Ligës Profesioniste Franceze dhe ka shërbyer në strukturat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të FIFA-s, përpara se të merrte drejtimin e Federatës Franceze të Futbollit dhe të bëhej anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në vitin 2023. LEXO edhe...Përplasja me FIFA-n, UEFA mbështet Arsene Wenger kundër Gianni Infantino-s në zgjedhje! Pritet përgjigjja e francezit Në kushtet e shqetësimeve serioze lidhur me drejtimin aktual të FIFA-s, federatat kombëtare kërkuan një ripërtëritje të unitetit dhe besimit brenda komunitetit ndërkombëtar të futbollit. Ato theksuan gjithashtu nevojën për një FIFA që vendos zhvillimin e futbollit në çdo rajon të botës në qendër të misionit të saj, garanton standardet më të larta të qeverisjes dhe bashkëpunon ngushtë me federatat anëtare, konfederatat dhe të gjithë aktorët e futbollit. Federatat shprehën besimin e tyre të plotë te Philippe Diallo për të ofruar lidershipin e nevojshëm në realizimin e këtij vizioni. Philippe Diallo e ka pranuar ftesën për të kandiduar. Kandidatura e tij pritet të ratifikohet zyrtarisht nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Franceze të Futbollit në mbledhjen e planifikuar për nesër. A.C/ReportTv.al UEFA Aleksandër Ceferin Philippe Diallo FIFA Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.2% Të gabuar 27.5% Nuk e di 10.3% Vota total: 4069 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?
