Lajme Zone
UEFA Conference League/ AF Elbasani eliminohet me penallti pas një paraqitjeje dinjitoze ndaj BATE Borisov
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

UEFA Conference League/ AF Elbasani eliminohet me penallti pas një paraqitjeje dinjitoze ndaj BATE Borisov

Fati i sfidës u vendos te penalltitë, ku BATE Borisov u tregua më i saktë, duke fituar me rezultatin 5-4 dhe duke siguruar kalimin në raundin e dytë të UEFA Conference League.

Rrugëtimi europian i AF Elbasanit në UEFA Conference League është mbyllur në raundin e parë kualifikues, pas një përballjeje të fortë dhe të ekuilibruar ndaj BATE Borisov. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”, verdheblutë zhvilluan një tjetër paraqitje pozitive në sfidën e kthimit, të luajtur në stadiumin “Mehdi Huseynzade”. Takimi përfi pa gola në kohën e rregullt dhe në shtesë, me të dyja skuadrat që nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës gjatë 120 minutave të lojës. Elbasani tregoi organizim, disiplinë taktike dhe garë deri në fund përballë një kundërshtari me përvojë në kompeticionet europiane, duke mbajtur të hapur çështjen e kualifikimit deri te goditjet nga pika e bardhë. LEXO EDHE:Dinamo mëson rivalin e raundit të dytë në Conference League, Ilir Daja: Kazakistani më sjell fat, kemi ndryshuar 70 % të ekipit Fati i sfidës u vendos te penalltitë, ku BATE Borisov u tregua më i saktë, duke fituar me rezultatin 5-4 dhe duke siguruar kalimin në raundin e dytë të UEFA Conference League. Pavarësisht eliminimit, AF Elbasani largohet nga Europa me dinjitet, pas një rikthimi të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare pas 20 vitesh. Verdheblutë dhanë një sinjal pozitiv me paraqitjet e tyre në dy ndeshjet ndaj BATE Borisov, duke konfirmuar ambiciet dhe potencialin e klubit në skenën europiane. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: af elbasani bate borisov futboll conference league Komento Komente Sondazhi i ditës:

14 Korrik, 12:01

Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.5% Të gabuar 85.7% Nuk e di 3.8% Vota total: 4629 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?