Lajme Zone
‘Udhëtim’ në kohë, fotografi të rralla të Luftës së Parë Botërore ekspozohen në Korçë
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Udhëtim’ në kohë, fotografi të rralla të Luftës së Parë Botërore ekspozohen në Korçë

Në kujtim të 11 nëntorit 1918, ditës së armëpushimit, u çel në Korçë një ekspozitë e veçantë, me fotografi të realizuara nga togeri francez Silhol, gjatë shërbimit të tij në Shqipëri. Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, vlerësoi ekspozitën si një mundësi për të kujtuar lidhjet historike mes Francës dhe Shqipërisë.

Një koleksion fotografish historike, të realizuara më shumë se një shekull më parë, është prezantuar në Korçë, duke sjellë dëshmi nga periudha e Luftës së Parë Botërore. Në kujtim të 11 nëntorit 1918, ditës së armëpushimit, u çel në Korçë një ekspozitë e veçantë, me fotografi të realizuara nga togeri francez Silhol, gjatë shërbimit të tij në Shqipëri. LEXO edhe...Reforma spitalore, investime për modernizimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e shërbimeve! Spahiu në Korçë: Pacienti në qendër të çdo ndërhyrjeje (VIDEO) Ato dokumentojnë jo vetëm aktivitetin e trupave franceze por dhe peizazhet, fshatrat dhe banorët e juglindjes. Historiani francez Gregor Marchal, solli detaje nga udhëtimet e oficerit Silhol në disa prej zonave të Korçës, Pogradecit, Maliqit dhe Gramshit. Sipas historianit Marchal, fotografitë kanë vlera të veçanta historike, pasi pasqyrojnë interesin e oficerit francez për popullsinë shqiptare dhe jetën e saj në atë periudhë. Ndërsa ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, vleresoi ekspozitën si një mundësi për të kujtuar lidhjet historike mes Francës dhe Shqipërisë. "Jam vërtet e lumtur që jam në Korçë. Ndodhemi në prag të ceremonisë së 11 Nëntorit, ceremoni e armëpushimit të luftës së parë botërore, që është simbol i paqes. Fotot që u ekspozuan në Korçë janë pjesë e koleksionit të Ministrisë së Forcave të Armatosura të Francës. P.J/ReportTv.al catherine suard Korce ekspozite lufta e pare boterore Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.5% Veliajn 16.5% Asnjërin 36% Vota total: 3167 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?