Lajme Zone
"U vra me thikë ne zemër"/ Krimi në Ksamil, Prokuroria zbardh akuzat për të përfshirët; dëshmojnë miqtë e portugezit
EkonomiPamfleti

"U vra me thikë ne zemër"/ Krimi në Ksamil, Prokuroria zbardh akuzat për të përfshirët; dëshmojnë miqtë e portugezit

Sipas Prokurorisë së Sarandës, viktima ka qenë së bashku me grupin e tij shoqëror në lokalin “Principote”, ku në orët e para të mëngjesit ka nisur një konflikt i çastit. Gjatë përplasjes, shtetasi Sokrat Vata dyshohet se e ka goditur portugezin me një mjet prerës, goditje që rezultuan fatale për jetën e tij.

Mbi Sokrat Vatën rëndon akuza vrasje me dashje, ngjarje që ndodhi në kompleksin luksoz ‘Principotes Ksamil’. Ndërsa dy turqit që e fshehën në bagazhin e makinës akuzohen për përkrahje të autorit, ndërsa kamerierët e truprojat për moskallëzim krimi. I dyshuar për vrasjen e portugezit, Sokrat Vata Prokuroria e Sarandës sot në 22 gusht ka zbardhur akuzat ndaj personave të përfshirë në vrasjen me thikë të shtetasit portugez Luis Miguel Varela Mendes , ngjarje e ndodhur më 18 gusht në Ksamil.

Sipas Prokurorisë së Sarandës, viktima ka qenë së bashku me grupin e tij shoqëror në lokalin “Principote”, ku në orët e para të mëngjesit ka nisur një konflikt i çastit. Gjatë përplasjes, shtetasi Sokrat Vata dyshohet se e ka goditur portugezin me një mjet prerës, goditje që rezultuan fatale për jetën e tij.

Prokuroria e Sarandës ka bërë me dije se pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i krimit me ndihmën e dy shtetasve turq, Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu. Pas veprimeve të menjëhershme hetimore, ai u kap në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga shtetasja turke Ezgi Parlak, në afërsi të aksit rrugor Levan-Fier.

Për shtetasin Sokrat Vata është caktuar masa “arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 76 dhe 25 të Kodit Penal. Ndërsa shtetasit turq do të përballen me akuzën “Përkrahje e autorit të krimit”, sipas nenit 302 të Kodit Penal, dhe ndaj tyre është caktuar masa “arrest në burg”.

Gjykata caktoi gjithashtu burg pa afat për dy turqit, Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu që tentuan ta largonin Vatën nga vendngjarja duke e fshehur në bagazhin e makinës së tyre.

Kamerierët Ildi Cekani, Serxhi Selimi dhe Ervis Bunci që goditën me grushte 20-vjeçarin, do të qëndrojnë në burg për 45 ditë.

Truprojat Luciano Seferi, Moisid Matushaj, Romeo Shehu dhe Kristo Kosho si dhe kamarieri Murat Zhabina, u lanë në detyrim paraqitjeje.

Pronari Bekim Bulica dhe David Heurtevent, gjithashtu punonjës i ‘Principotes’, janë në kërkim. Bulica për fshehje krimi, ndërsa Heurtvent, alias Gjana, si bashkëpunëtor në krim pasi dyshohet se e goditi me grushte 20-vjeçarin.

Seanca, e cila u mbajt me dyer të mbyllura, zgjati mbi 9 orë.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa Prokuroria e Sarandës po punon për të dokumentuar plotësisht rrethanat e vrasjes dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë në këtë ngjarje.

"Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u dhanë mast e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtetasin S. V. për veprën penale ‘Vrasje me dashje’ e kryer në bashkëpunim dhe shtetasit turq E.P. dhe N. M. për veprën penale ‘Përkrahje e autorit të krimit’ parashikuar nga nenet 76 dhe 25 dhe 302 të Kodit Penal.

Ndërkohë, u dha masa e sigurimit personal shtrëngues “arrest në burg” me afat 45 ditë të parashikuar nga neni 238 e 245 të K.P.r.Penale, ndaj shtetasve I.C, E.B dhe S.S për veprën penale “Moskallëzim krimi”, parashkuar nga neni 300 i Kodit Penal.

U dha masa “detyrimi për paraqitje në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit Penal ndaj shtetasve M.Zh, L.S, M.M, R.Sh dhe K.K, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, pavarësisht se Prokuroria kërkoi masën “arrest me burg”.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr. 595, datë 18.08.2026 për ngjarjen e ndodhur më datë 18.08.2026, me viktimë shtetasin portugez L.M, rezulton se viktima ka qenë me grupin e tij shoqëror në lokalin “Principote” në Ksamil.

Pas një konflikti te çastit të nisur në këtë ambient në orët e para të mëngjesit ai u godit me një mjet prerës nga shtetasi V.S., goditje të cilat ishin fatale për jetën e tij.

Në vijim i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes me ndihmën e dy shtetasve turq E.P dhe N.M dhe pas veprimeve të menjëhershme të kryera mes Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Sarandë dhe Fier, u bë e mundur kapja e të dyshuarit në bagazhin e makinës së drejtuar nga shtetasja turke E.P. në afërsi te aksit rrugor Levan-Fier.

Nga ana e prokurorisë Sarandë po vijojnë hetimet e mëtejshme ne kuadër te kësaj ngjarje.", njofton prokuroria.

Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e Adib Ghanmi, shtetas francez, mik i 20-vjeçarit që u vra.

“Kam qenë me shokët e mi, shtatë persona dhe po festonim në klub “Principote” dhe pasi mbaroi festa ne po rrinin në plazh. Aty ka ardhur një person, i cili ishte veshur me rroba të shkurtra me ngjyrë jeshile, i moshës 25-30 vjeç, trup normal, flokë të shkurtra, i cili ishte shqiptar, por fliste frengjisht dhe ofendoi nga nëna një shokun tim, i cili i thotë që: pse më shan, se nëna është e shenjtë. Më pas ky person e goditi me kokë, ne u futem të gjithë në konflikt..Më pas ka ardhur një person që ishte i veshur me rroba të bardha, me flokë të gjata, i cili mbante një thikë në dorë dhe fillimisht ka goditur një shokun tim i quajtur Tourpal me thikë më këmbë dhe më pas ka goditur dhe shokun tim, i cili u vra me thikë ne zemër. Në këtë moment, filluan njerëzit të bërtisnin, dhe në drejtim kanë ardhur rreth 10-15 veta security, të cilët nuk jam i sigurt nëse u futën në konflikt pasi personin që qëlloi me kokën, unë e kapa nga duart, por ai më shtyu dhe unë kam rënë në ujë”, thuhet në dëshmi.

Prokuroria e ka pyetur Adib Ghanmi-n nëse e njihte personin që ka kryer vrasjen. Ai e ka pranuar që nëse do ta shihte do ta njihte.

Prokuroria më pas i ka treguar foton e Sokrat Vatës dhe ai e ka njohur si personi që goditi me thikë Luis Miguel Varela Mendez.krimi në ksamil zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Përplasi për vdekje një 66-vjeçarin në Durrës, gjykata lë në burg taksistin 26-vjeçar 22 Gusht 2026, 09:5309:53Kronike “Nuk kujtoj si e godita”/ Çfarë ndodhi pas vrasjes së portugezit në Ksamil? Turku zbulon telefonatën me Sokrat Vatën 21 Gusht 2026, 22:1622:16Kronike Vrasja te “Principotes”, gjykata jep vendimet për 11 të arrestuarit; dëshmia e Sokrat Vatës: Thikën ia mora një turisti! 21 Gusht 2026, 21:3721:37Kronike Kokainë dhe municione/ Policia 'blindon' Korçën, kontrolle në disa banesa; një i arrestuar 21 Gusht 2026, 20:4720:47Kronike Dy ditë pasi kishte dalë nga burgu, kush është shqiptari që tentoi të vriste gruan në Itali! 21 Gusht 2026, 20:2420:24Kronike Krim pasioni/ Vrau me thikë Marko Beqirajn, merret i pandehur Tejlor Tivari! 21 Gusht 2026, 17:1217:12Kronike