Kryetari i Bashkisë së Tiranës u transferua gjatë ditës së djeshme nga burgu i Durrësit në drejtim të atij të Fierit. Mësohet se kreu i Bashkisë së kryeqytetit ka dalë gjatë ditës së sotme në ajrim i vetëm. Ai ndodhet në godinën A, sektori 1, ku janë vetëm persona të paraburgosur. Çështja e transferimit të Veliajt nga burgu i Durrësit në drejtim të atij të Fierit ka shkaktuar polemaika të shumta. Gjatë ditës së sotme, më 30 tetor Ministria e Drejtësisë u ka kthyer përgjigje zyrtare deputetëve të Partisë Socialiste, Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafajt, lidhur me transferimin e Veliajt. Sipas burimeve të gazetares Klodiana Lala, ministri i Drejtësisë ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të kryejë inspektimin e 24 transferimeve të të burgosurve, të realizuara gjatë 11 ditëve të fundit. Kontrolli synon të verifikojë procedurat dhe rrethanat në të cilat janë kryer këto transferime, përfshirë edhe atë të Erion Veliajt.
Pritet tashmë përgjigjja e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, e cila do të raportojë për rezultatet e inspektimit dhe verifikimet e kryera. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: ajrimi fier Veliaj

