Lajme Zone
U transferua në burgun e Fierit, reagon Veliaj: Rrëmbim policor, më refuzojnë dokumentin
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

U transferua në burgun e Fierit, reagon Veliaj: Rrëmbim policor, më refuzojnë dokumentin

Erion Veliaj ka reaguar publikisht pas transferimit të tij në burgun e Fierit. Veliaj e ka cilësuar ‘rrëmbim policore”, pasi sipas tij, i është refuzuar vënia në dispozicion e dokumentit që urdhëron transferimin, si dhe e arsyeve ligjore që e justifikojnë atë. "Lëvizjet studentore janë fundi i një bote", a është transferimi i Veliajt në Fier një mesazh politik? 28 Tetor, 12:32 Kryebashkiaku i Tira

Erion Veliaj ka reaguar publikisht pas transferimit të tij në burgun e Fierit. Veliaj e ka cilësuar ‘rrëmbim policore”, pasi sipas tij, i është refuzuar vënia në dispozicion e dokumentit që urdhëron transferimin, si dhe e arsyeve ligjore që e justifikojnë atë. "Lëvizjet studentore janë fundi i një bote", a është transferimi i Veliajt në Fier një mesazh politik?

28 Tetor, 12:32 Kryebashkiaku i Tiranës u bën thirrje publike ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit që të ndërhyjnë urgjentisht për të verifikuar arsyet e transferimit, të cilin ai e cilëson politik.

“Sot, një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për të më transferuar në burgun e Fierit.

Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga unë ashtu edhe nga avokati im, për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti.

Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia”, shkruan Veliaj. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm