Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

U sulmua me vezë nga protestues në New York, reagon Rama: Flamurin kombëtar e kam ngritur më lart se kurrë, asgjë s’më ndal për ta çuar në majën e BE (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama ka reaguar në X për një video të postuar nga protestuesit në New York që e kanë pritur me vezë. Rama u thotë se flamurin kombëtar me të cilin ata mbulohen, e ka ngritur më lart se kurrë dhe asgjë nuk do ta ndalë në misionin e tij për ta çuar në BE. LEXO edhe...Ylli Pata: Stina politike e Tiranës që inauguron ambasadori i ri i SHBA Më tej shton se vetëpastrimi i sistemit është

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në X për një video të postuar nga protestuesit në New York që e kanë pritur me vezë. Rama u thotë se flamurin kombëtar me të cilin ata mbulohen, e ka ngritur më lart se kurrë dhe asgjë nuk do ta ndalë në misionin e tij për ta çuar në BE. LEXO edhe...Ylli Pata: Stina politike e Tiranës që inauguron ambasadori i ri i SHBA Më tej shton se vetëpastrimi i sistemit është një nga rezultatet më të mëdha dhe sot Shqipëria nuk është më një vend i mbytur në “kënetën e korrupsionit.” Kryeministri shprehet se BE e vlerëson gjithnjë e më shumë Shqipërinë për luftën ndaj korrupsionit dhe “pulat histerike” që u shërbejnë pazareve politike e mediatike, “i gënjen mendja” se do ta ndalin. “Këtyre që mbulohen me flamurin kombëtar dhe çarten rrugëve si pula histerike, u them vetëm se atë flamur e kam ngritur më lart se çka qenë kurrë ndonjëherë në sytë e botës. Kurse atyre që kujtojnë se do më ndalin me baltë, vezë dhe jargë, në misionin tim për ta çuar flamurin tonë në majën e Europës së Bashkuar, u them se nëse për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, kemi një sistem institucional që shfaq aftësi vetëpastrimi, kjo është një arritje e madhe që nuk ka rënë nga qielli po ka ardhur pikërisht si një nga rezultatet e këtij misioni! Dhe le ta dëgjojnë e ta mbajnë mirë vath në vesh meqë kujtojnë se mposhtem unë dot me “bombat çudibërëse” që amplifikojnë në kupë të qiellit ditë e natë fjalën korrupsion: Në një vend që është i mbytur në kënetën e korrupsionit, nuk ka luftë frontale e as rezultate konkrete kundër korrupsionit dhe atë vend e kemi jetuar ne, që të gjithë, deri kur unë me partinë time e kthyem rrotën e drejtësisë nga barazia e të gjithëve para ligjit! Sot Shqipëria nuk është më ai vend e prandaj edhe Bashkimi Europian e çmon gjithnjë e më shumë Shqipërinë për këtë luftë, ndërkohë që pulat histerike të katundit tonë kakarisin e hedhin vezë në ajër për llogari të gjelave tallagjarë të pazarit politik e mediatik, të cilët i gënjen mendja sa një vezë, se do të më ndalin mua me llogjet e pafundme për korrupsionin që po luftohet nga vetë sistemi që po ndërtojmë, apo me sharjet e mallkimet folklorike si të këtij sqepit bashkëngjitur, që e shkruan shqipen me këmbët e pulës”, shkruan Rama. Më pas reagoi edhe Taulant Balla duke veçuar momentin e videos kur protestuesit neutralizohen nga policia e New York-ut. "Këto tre katër sorra që shfaqen kudo të njëjtët, njëri prej tyre një M.M., i njëjti edhe para dy vitesh në New York, edhe në Londër, pastaj në Bulevard me ditë të tëra, janë persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari. Nuk kanë asnjë lidhje me shqiptarët e Amerikës, janë paguar për turpin e tyre për të ardhur këtu", shkroi ai. Ora 18:43 Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë Taulant Balla ka reaguar për protestuesit që i hodhën vezë kryeministrit Edi Rama në New York duke postuar një fragment nga videoja kur ata neutralizohen nga efektivët amerikanë.Balla shkruan se bëhet fjalë për të njëjtët persona që i kanë ndjekur kudo dhe kanë punuar në shtëpi bari. Sipas kreut të grupit socialist, ata thjesht u shërbejnë atyre nga të cilët paguhen.Reagimi:Këto tre katër sorra që shfaqen kudo të njëjtët, njëri prej tyre një M.M., i njëjti edhe para dy vitesh në New York, edhe në Londër, pastaj në Bulevard me ditë të tëra, janë persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari. Nuk kanë asnjë lidhje me shqiptarët e Amerikës, janë paguar për turpin e tyre për të ardhur këtu. Ndërsa Kryeministri Rama mbron në New York çlirimtarët dhe flet për Shqipërinë Europiane, këta i bëjnë hyzmetin atyre që i paguajnë. E thjeshtë prej kujt i marrin urdhrat.P.s. Shikojeni dhe reagimin e policisë amerikane, meqë kritikoni Policinë e Shtetit. Share P.J/SI.E./ReportTv.al protestat kunder qeverise SHBA edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.4% Jo 42% Disi 11.6% Vota total: 3936 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?