Lajme Zone
U rrëzua teksa riparonte çatinë/ Sarandë, 44-vjeçari me lëndime të shumta
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

U rrëzua teksa riparonte çatinë/ Sarandë, 44-vjeçari me lëndime të shumta

Sarandë, paraqitet në urgjencën e spitalit, i plagosur rëndë, 44-vjeçari Besnik Lika, banues në Sarandë.

Sarandë, paraqitet në urgjencën e spitalit, i plagosur rëndë, 44-vjeçari Besnik Lika, banues në Sarandë.

Sipas burimeve dyshohet se ka rënë nga soleta teksa ka qenë duke riparuar çatinë e një objekti. Sipas burimeve nga bluzat e bardha bëhet me dije se 44-vjeçari ka pësuar frakturë torakale tetë me pasojë paralizë të këmbëve dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të Sarandës. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës 44-vjeçari për shkak të gjendjes së rëndë do të niset me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, bëjnë me dije burimet nga urgjenca e Sarandës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet