Lajme Zone
U pushua nga puna pasi i dolën fotot në OnlyFans, ish-mësuesja vjen me kërkesën e pazakontë!
Të tjeraGazeta Tema

U pushua nga puna pasi i dolën fotot në OnlyFans, ish-mësuesja vjen me kërkesën e pazakontë!

U pushua nga puna pasi iu publikuan fotot në OnlyFans, ish-mësuesja habit me vendimin e ri

U pushua nga puna pasi iu publikuan fotot në OnlyFans, ish-mësuesja habit me vendimin e ri

Një vit pasi u pushua nga puna për shkak të aktivitetit të saj në OnlyFans, Elena Maraga ka vendosur të rikthehet në profesionin e mësueses.

30-vjeçarja italiane u bë e njohur rreth një vit më parë, pasi aktiviteti i saj si krijuese përmbajtjesh për të rritur u bë publik dhe shkaktoi një debat të gjerë në Itali.

Maraga punonte si mësuese në një kopsht privat katolik në provincën e Trevizos, por humbi vendin e punës pasi fotografitë e saj private nga OnlyFans u shpërndanë pa autorizimin e saj.

Sipas rrëfimit të saj në mediat italiane, gjithçka nisi pasi një prind ishte abonuar në profilin e saj, kishte marrë fotografitë dhe më pas i kishte shpërndarë në një grup me miqtë e tij.

Edhe pse disa prindër të fëmijëve që ajo kishte mësuar u pozicionuan në mbështetje të saj, institucioni vendosi ndërprerjen e marrëdhënies së punës. Më vonë, Maraga arriti një marrëveshje me shkollën.

Tashmë, pas një viti larg klasës, ajo ka njoftuar se dëshiron të rikthehet në mësimdhënie.

“Gjatë këtij viti pushim që i dhashë vetes, kuptova se vokacioni im si mësuese nuk mund të lihej mënjanë. Prandaj kam vendosur të rikthehem në shkollë”, ka deklaruar ajo.

Megjithatë, Maraga nuk ka ndërmend të heqë dorë nga aktiviteti i saj në OnlyFans. Ajo synon t’i vazhdojë të dyja aktivitetet paralelisht.

Rasti i saj shkaktoi diskutime të shumta në Itali lidhur me kufirin mes jetës private dhe profesionit të mësuesit. Ndërkohë, vëmendja mediatike bëri që të ardhurat e saj në OnlyFans të rriteshin ndjeshëm. Në një intervistë për “Mattino Cinque News”, ajo kishte deklaruar se kishte fituar rreth 40 mijë euro vetëm brenda një muaji.

Maraga ka bërë gjithashtu kallëzim për shpifje dhe shkelje të të drejtave të autorit ndaj personave që, sipas saj, kishin marrë dhe shpërndarë pa leje fotografitë e saj private.

Tani, një vit pas largimit nga klasa, ajo është gati të rikthehet te nxënësit, ndërsa paralelisht do të vazhdojë aktivitetin e saj në platformën për të rritur.