Një burrë me fytyrën e mbuluar me maskë të zezë u pa gjatë funeralit të udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, duke nxitur spekulime se ai mund të ishte pasardhësi i tij, Mojtaba Khamenei, i cili përflitet si lideri i ri suprem i vendit. Personi u shfaq në rreshtin e parë të ceremonisë mortore, duke ndihmuar në zhvillimin e riteve fetare. Ai mbante një kapelë bejsbolli dhe një maskë të zezë që i mbulonte fytyrën, çka bëri që pamjet të qarkullonin me shpejtësi në rrjetet sociale dhe të ngjallnin shumë aludime. Megjithatë, sipas medias Iran International, burri i maskuar nuk ishte Mojtaba Khamenei, por Mohammad Javad Khamenei, nipi më i madh i Ali Khameneit. LEXO EDHE:Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit, Katari kërkon pezullim të përkohshëm të lundrimit Raporti thekson se Javad Khamenei pësoi djegie të rënda në fytyrë gjatë sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite të 28 shkurtit, sulme në të cilat mbeti i vrarë Ali Khamenei. Sipas raportimeve, edhe Mojtaba Khamenei u plagos rëndë dhe u shpërfytyrua gjatë të njëjtit sulm. Mohammad Javad Khamenei është djali i Mostafa Khameneit, djalit të madh të Ali Khameneit dhe konsiderohet pjesë e brezit të ri të familjes së liderit iranian. Ali Khamenei u varros të enjten pas një ceremonie mortore gjashtëditore, e cila, sipas mediave shtetërore iraniane, mblodhi deri në 43 milionë pjesëmarrës në të gjithë vendin. Ndërkohë, Mojtaba Khamenei publikoi të shtunën një mesazh në platformën Telegram, ku u zotua se do të hakmerret për vrasjen e të atit, duke lënë të kuptohet se tensionet në rajon mbeten të larta. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Ali Khamenei Mojtaba Khamenei lufta në Iran Komento Komente Sondazhi i ditës:
10 Korrik, 22:22
Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 78.6% Jo! 18.5% Disi! 3% Vota total: 3338 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?

