Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në lagjen Rus të Shkodrës, aty ku mbeti i plagosur Vladimir Bruçi. Bruçi është një emër i njohur për Policinë. Në 3 qershor të vitit 2024, ai është dhunuar me sende të forta në po të njëjtën lagje nga 6 persona, pas një konflikti për një vend parkimi.
Për këtë ngjarje, Gjykata e Shkodrës la në atë kohë në burg tre persona. Konkretisht Izmir Sakica u dënua me 4 vite burg, që me gjykim të shkurtuar i shkon 2 vite e 8 muaj burg, Samuel Troshani u dënua me 16 muaj burg, dhe Arlind Kajoshi me 16 muaj burg.
Ndërkohë, i biri i Vladimir Bruçit, Alban Bruçi, rreth tre muaj pasi i dhunuan të ati, qëlloi katër herë me armë zjarri drejt makinës së Arlind Kajoshit, një nga personat e dënuar me burg për dhunën ndaj Vladimir Bruçi Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

