Lajme Zone
Përfshihen nga flakët kodrat e Dukatit, banorët kërkojnë ndërhyrje
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Përfshihen nga flakët kodrat e Dukatit, banorët kërkojnë ndërhyrje

Disa vatra zjarri janë aktivizuar në kodrat pranë fshatit Dukat në Vlorë, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

Disa vatra zjarri janë aktivizuar në kodrat pranë fshatit Dukat në Vlorë, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

Flakët janë pikasur nga banorët, të cilët kanë njoftuar shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit. Përballë përhapjes së zjarrit, disa prej tyre janë afruar vetë në zonë për të ndihmuar në kufizimin e flakëve.

Situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe me shkurre, çka e bën të komplikuar ndërhyrjen me automjete zjarrfikëse.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në zonë dhe po përpiqen të përcaktojnë mënyrën më të përshtatshme për ndërhyrje, ndërsa vijon monitorimi i situatës.

Shqetësimi kryesor lidhet me mundësinë që flakët të përhapen më tej, për shkak të afërsisë me zonën e Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Dukati dhe masivi përreth Llogarasë janë përballur edhe në të kaluarën me situata të ngjashme, ku zjarret kanë rrezikuar të përhapen drejt sipërfaqeve pyjore. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)