Federata Shqiptare e Futbollit i ka ofruar mbështetje tifozit të njohur Erjon Vishkulli pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në protestë.
Vishkulli, i cili njihet si një mbështetës i zjarrtë i Kombëtares Shqiptare dhe ekipit të Elbasanit, mbeti i plagosur rëndë në syrin e majtë, gjatë protestës studentore.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, reagoi publikisht përmes një mesazhi për gjendjen e tij shëndetësore. Kreu i futbollit shqiptar shprehu solidaritetin e plotë me tifozin dhe familjen e tij në këtë periudhë të vështirë.
Aikonfirmoi gatishmërinë për të ofruar ndihmë konkrete financiare dhe mjekësore për rikuperimin e tij.
POSTIMI I DUKËS:
“Më ka prekur thellë plagosja e rëndë e Erjon Vishkullit. Po kështu, tifozët kuq e zi dhe mbështetësit e përkushtuar të kombëtares sonë.
Në këtë moment të vështirë, i shpreh Erjonit dhe familjes së tij afërsinë dhe solidaritetin tim. Federata Shqiptare e Futbollit është e gatshme të ofrojë ndihmë konkrete për trajtimin dhe rikuperimin e tij, në koordinim me familjen.
Erjoni ka qenë pranë kombëtares me zemër e pasion. Sot, familja kuqezi është pranë tij. Nga zemra, shërim sa më të shpejtë, Erjon! Armand Duka”. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

