Erjon Vishkulli, i riu nga Elbasani që mbeti i dëmtuar në sy gjatë protestave të dhunshme në Tiranë, ka reaguar publikisht pas ndërhyrjeve kirurgjikale që ka kryer fillimisht në Shqipëri dhe më pas në Romë. Përmes një mesazhi ai ka shprehur mirënjohjen për familjarët, miqtë dhe shqiptarët kudo në botë të cilët i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe të vështirë me telefonata, mesazhe dhe lutje. LEXO edhe... Rama fton sërish protestuesit për dialog pavarësisht refuzimeve, 'sofra e gurtë' vendoset para Kryeministrisë (VIDEO) Vishkulli shprehet se mbështetja e marrë i ka dhënë forcë dhe kurajë për të përballuar sfidën me shikimin, ndërsa lutet që kjo periudhë të kalojë me sukses. “Çdo fjalë e juaja më ka dhënë forcë, shpresë dhe kurajë për të vazhduar përpara”, shkruan 28-vjeçari në reagimin e tij. Reagimi i plotë: Në këto momente të vështira të jetës sime, ku pas një dhimbjeje të madhe po përballem edhe me një sfidë tjetër të rëndësishme për shikimin e syrit, dua të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për të gjithë. Një falënderim i veçantë për të gjithë shokët, miqtë, familjarët dhe shqiptarët kudo që ndodhen në botë, që më kanë qëndruar pranë me mesazhe, telefonata, fjalë të ngrohta dhe lutje. Çdo fjalë e juaja më ka dhënë forcë, shpresë dhe kurajë për të vazhduar përpara. Në një moment kur zemra ka nevojë për mbështetje, ju më treguat se nuk jam vetëm. Solidariteti, dashuria dhe respekti që më keni dhuruar kanë një vlerë të jashtëzakonshme për mua. Faleminderit të gjithë shqiptarëve, kudo që jeni, që më keni treguar se zemra shqiptare është gjithmonë pranë njëri-tjetrit, në ditët e mira dhe sidomos në ditët e vështira. Dhe mbi të gjitha, falënderoj Zotin për forcën, për jetën dhe për shpresën që më jep çdo ditë. Lutem që kjo sfidë të kalojë me sukses dhe që të gjithë të kemi shëndet e bekime. Zoti ju shpërbleftë secilin për dashurinë dhe mbështetjen tuaj! Mirënjohje pafund, U shtofshin Shqiptarët e mirë! Erjon Vishkulli u plagos gjatë protestave të dhunshme të zhvilluara në Tiranë, ku u transportua me shpejtësi në spitalin e Traumës me makinën e Report Tv. Atje iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente dhe më pas kreu një operacion të dytë në klinikën “Gemelli” në Romë ku rezultoi me sukses. Prokuroria e Tiranës ka njoftuar më herët se trupi i huaj i nxjerrë nga syri do të sekuestrohet për ekzaminim, për të përcaktuar natyrën e tij, pasi dyshimet fillestare kanë qenë se bëhej fjalë për një plumb gome. A.C/Xh.K/ReportTv.al protestat kunder qeverise Erjon Vishkulli Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50% Jo 40.9% Nuk e di 9.1% Vota total: 462 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
