Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

U plagos në operacionin ku humbi jetën Enea Mekolli, Hita viziton policin Edison Adri: Sakrifica juaj nuk harrohet, jemi pranë teje


Pas përfundimit të trajtimit mjekësor në Itali, Adri është kthyer në shtëpi, ku vijon rikuperimin. Hita u takua me të dhe familjarët e tij, duke i përcjellë mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe mirënjohjen për sakrificën e tij në përmbushje të detyrës.

Skënder Hita ka vizituar në banesën e tij policin Edison Adri, i cili u plagos gjatë operacionit në malin e Bodenit, në Maliq, për kapjen e një personi të kërkuar, ku humbi jetën kolegu i tij, Dëshmori i Atdheut, Enea Mekolli. Pas përfundimit të trajtimit mjekësor në Itali dhe dy ndërhyrjeve kirurgjikale, Adri është kthyer në shtëpi, ku vijon rikuperimin. Kryepolici Hita u takua me të dhe familjarët e tij, duke i përcjellë mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe mirënjohjen për sakrificën e tij në përmbushje të detyrës. LEXO edhe...Vodhi marketin dhe një bar-kafe në Korçë, kapet 18-vjeçari! Bashkë me një bashkëmoshatar morën para dhe mallra “Edison, së pari, gëzohem shumë që je kthyer në shtëpi, pas një kurimi të vështirë në Itali. Kam ardhur sot këtu jo vetëm si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, por mbi të gjitha si koleg dhe si një prej njerëzve të familjes së madhe të Policisë, dhe për fjalën e dhënë se do të jem krah teje, ashtu siç do të jem krah çdo punonjësi policie që punon dhe sakrifikon për ligjin dhe qytetarët. Sakrifica e Eneas, tashmë Dëshmor i Atdheut dhe sakrifica jote nuk do të harrohen kurrë. Jam shumë i kënaqur që sot po të shoh këtu, në shtëpinë tënde, duke u rikuperuar. E di që vuajte shumë dhe se rruga e rikuperimit kërkon kohë dhe forcë, por dua të dish se nuk je vetëm. Policia e Shtetit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria shqiptare janë pranë teje dhe vlerësojnë e mbështesin çdo sakrificë që i shërben sundimit të ligjit. Ti e bëre detyrën tënde, tani është detyra jonë të vijojmë të jemi pranë teje, në çdo kohë. Uroj që dita-ditës të bëhesh më mirë, të marrësh veten plotësisht dhe të rikthehesh sa më shpejt në detyrë, aty ku të presin kolegët dhe detyra në shërbim të qytetarëve”, i tha Hita. Adri falënderoi Hitën për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe të gjithë ata që kontribuuan për trajtimin dhe kurimin e tij jashtë shtetit. Share P.J/E.H/ReportTv.al Edison Adri enea mekolli Skënder Hita policia e shtetit Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78% Magjistratëve 15.9% Nuk e di 6.1% Vota total: 2903 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?