Emiljan Vishkulli, vëllai i 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili mbeti i plagos në protestën e djeshme nga një plumb gome në sy, ndau sot detaje nga gjendja shëndetësore e të riut.
Duke folur për “TvKlan”, ai tregoi se i vëllai është në gjendje më të stabilizuar.
Sa i përket udhëtimit drejt Romës për trajtim të specializuar mjekësor, Vishkulli tregoi se Erjoni do t’i nënshtrohet nesër një ndërhyrjeje kirurgjikale të dytë për të rikuperuar syrin. “Gjendja e Erjonit duket më e stabilizuar. Na kanë thënë fjalë të mira për pjesën e rikuperimit të syrit. Shpresojmë që vëllai, të na vijë ashtu siç e patëm.
Kemi pasur një avion të posaçëm, me mjekë që ishin kastile për vëllain. Për çdo lloj iniciative na janë përgjigjur strukturat shtetërore, si avionin.. të gjitha i ka sjellë shteti deri në këto momente.
Gjendja e vëllait duket mirë dhe strukturat shtetërore na janë përgjigjur në mënyrë korrekte. Nesër pritet që të bëhet operacioni i dytë, që shpresojmë që të jetë me lajme të mira“, tha ai. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

