Lajme Zone
Mbyllet votimi në Serbi/ Ja sa ishte pjesëmarrja në zgjedhje
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Mbyllet votimi në Serbi/ Ja sa ishte pjesëmarrja në zgjedhje

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi përfunduan sonte në orën 20:00, ku qytetarët zgjodhën 250 anëtarë të Parlamentit të ri serb. Qendrat e votimit ishin të hapura nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 8:00 të mbrëmjes. Sipas të dhënave nga Komisioni Zgjedhor i Serbisë, pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00 ishte 64.89 përqind. Mediat serbe raportojnë se 6,451,292 votues të regjistruar

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi përfunduan sonte në orën 20:00, ku qytetarët zgjodhën 250 anëtarë të Parlamentit të ri serb.

Qendrat e votimit ishin të hapura nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 8:00 të mbrëmjes. Sipas të dhënave nga Komisioni Zgjedhor i Serbisë, pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00 ishte 64.89 përqind.

Mediat serbe raportojnë se 6,451,292 votues të regjistruar kishin të drejtë vote dhe mund të votonin në 8,392 qendra votimi, 93 prej të cilave ndodheshin jashtë vendit.

Në zgjedhje morën pjesë 18 lista zgjedhore, duke nominuar gjithsej 2,418 kandidatë, nga të cilët nëntë lista kanë statusin e listave të pakicave kombëtare. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.