Lajme Zone
40 incidente me gazetarët në protestë/ AGSH: Situatë e patolerueshme nga Policia e Shtetit
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

40 incidente me gazetarët në protestë/ AGSH: Situatë e patolerueshme nga Policia e Shtetit

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar lidhur me incidentet e shënuara me gazetarët dhe ekipet televizive gjatë protestave studentore. Përmes një qëndrimi, AGSH dënon veprimet e Policisë së Shtetit, që përmes kordoneve për të bllokuar gazetarët, u mohon atyre mundësinë për të dokumentuar dhe raportuar atë që po ndodh. AGSH thekson se pas 40 incidenteve të dokumentuara gjatë ditëv

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar lidhur me incidentet e shënuara me gazetarët dhe ekipet televizive gjatë protestave studentore.

Përmes një qëndrimi, AGSH dënon veprimet e Policisë së Shtetit, që përmes kordoneve për të bllokuar gazetarët, u mohon atyre mundësinë për të dokumentuar dhe raportuar atë që po ndodh.

AGSH thekson se pas 40 incidenteve të dokumentuara gjatë ditëve të fundit, ku gazetarët janë dhunuar, kërcënuar, goditur me plumba gome dhe penguar sistematikisht nga efektivët e policisë, kjo situatë është e patolerueshme. “Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon ashpër veprimet e Policisë së Shtetit, e cila vijon të pengojë në mënyrë të papranueshme gazetarët dhe ekipet televizive në ushtrimin e detyrës së tyre.

Ndërkohë që ngjarjet zhvillohen qindra metra larg, Policia e Shtetit vendos kordone për të bllokuar gazetarët, duke u mohuar atyre mundësinë për të dokumentuar dhe raportuar atë që po ndodh.

Kjo nuk është mbrojtje e rendit publik. Kjo është pengim i drejtpërdrejtë i lirisë së medias dhe i së drejtës së qytetarëve për t'u informuar.

Pas 40 incidenteve të dokumentuara gjatë ditëve të fundit, ku gazetarët janë dhunuar, kërcënuar, goditur me plumba gome dhe penguar sistematikisht nga efektivët e policisë, kjo situatë është e patolerueshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e strukturave që drejton. Nuk mund të ketë më justifikime për pengimin e vazhdueshëm të gazetarëve dhe shkeljen e të drejtave të tyre themelore.

AGSH u bën thirrje të gjitha mediave shqiptare dhe drejtuesve të redaksive që të reagojnë publikisht dhe pa ekuivoke ndaj dhunës dhe pengimit të gazetarëve të tyre.

Heshtja e mediave përballë dhunës ndaj gazetarëve të tyre është braktisje e atyre që çdo ditë rrezikojnë sigurinë personale për të informuar publikun”,-thuhet në reagim./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.