Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë mesnatës në Golem, ku kanë humbur jetën dy persona. Ngjarja u regjistrua rreth orës 00:20 të 25 gushtit, kur një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç nderkaq është identifikuar edhe shtetasi tjetër, i cili ka humbur jetën si pasojë e aksidentit. Bëhet fjalë për shtetasin O.T., 42 vjeç, banues në Mirditë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar dhe sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.
