Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e cila u përball me përndjekjen e protestuesve brenda një qendre tregtare teksa po shkonte për në Kuvend, është shprehur se kjo nuk është mënyra e duhur për zgjidhjen e problemeve. Komentet Luarasi i bëri në një lidhje për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, ku tha se bullizimi dhe intimidimi nuk i bëjnë njerëzit që të reagojnë, por sipas saj, është argumenti dhe debati i hapur që mund të shërbejnë si një formë ‘presioni’ ndaj Qeverisë, që ajo të përmirësojë punën e saj. “Unë edhe shumë kolegë të mitë në Parlament nuk është se mbajmë barra edhe pesha të vendimmarrjeve të kaluara. Kështu që kjo është njëra nga elementët. Por elementi tjetër është se edhe për ata njerëz që kanë marrë vendime, nuk është kjo mënyra e duhur për t’i bërë ata që të reagojnë. Kjo është kundër produktive, sepse i bën ata më tepër në instikamet e veta. Unë nuk mendoj se pjesa e bullizmit dhe pjesa e intimidimit i bën njerëzit që të reagojnë. Mendoj që diskutimi, argumentimi, debati i hapur... Kërkesa e llogarisë unë mendoj se duhet të ekzistojë fuqishëm, por nuk është kërkesa e llogarisë duke intimiduar njerëzit dhe duke u thënë atyre kriminelë e hajdutë”, tha mes të tjerash Luarasi. LEXO EDHE:Luarasi për Report Tv: Qeveria duhet ‘ta lexojë’ protestën, ta përdorë si pasqyrë për të parë problemet e saj Më tej Luarasi theksoi se mënyra sesi ajo u sulmua nga protestuesit, nuk ndodhte as me dënimet në kohën e komunizmit, pasi sipas saj, atëherë kishte një gjykatë që merrte vendimin. Metodat e protestuesve për të përndjekur deputetët, Luarasi i krahasoi me gjyqet popullore, ose me vetëgjyqësinë, ç’ka sipas saj nuk i sjell asnjë të mirë njerëzimit. “Nëse më thua mua sot kriminele, si do e etiketosh atë që është vërtetë kriminel? Unë nuk dua ta paraqes veten viktimë, sepse mendoj se kam bërë shumë gjëra të mira në jetën time. Unë nuk jam viktimë, por viktimë janë patjetër njerëzit që intimidohen nga familja, në mënyra personale, kur ti i rrethon, etj. Kjo bën vetëgjyqësi. Vjen ndonjëherë ndonjë e mirë në historinë e njerëzimit nga vetëgjyqësia? Në gjyqet popullore të dikurshme të komunizmit prapë kishte një gjyq. Kurse kjo që po ndodh tani është që ne po dënohemi pa gjyq, sepse nuk ka as prokuror e as gjykatës aty dhe nuk mendoj se kjo është gjëja e drejtë, sepse mendoj se gjithësecili e meriton një proces të ndershëm. Është një ngarkesë e tepruar për ta mbajtur si barrë, por njerëzit në zemërim e sipër mund të bëjnë edhe gabime”, shtoi Luarasi. Lidhur me një pretendim që është përhapur në media se ajo ka denoncuar në polici njërën prej protestueseve që e rrethoi brenda qendrës tregtare, Luarasi tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe për këtë ‘vuri bast’ me mandatin e saj. Por ajo shtoi se e kishte menduar dhe ende po vijonte ta mendonte që të bënte një denoncim, për situatën që i ndodhi në qendrën tregtare. “Dje ka populluar rrjetet sociale që unë kam bërë denoncim ndaj njërës prej protestueseve, nuk është e vërtetë dhe e deklaroj këtë me përgjegjësi publike. Jam gati të jap mandatin tim nëse gjendet një denoncim nga ana ime. Unë artikulova që do bëj denoncim dhe jam duke e menduar këtë gjë, por nuk e kam bërë ende. Nëse policia e ka pytur ndërmjet të tjerash edhe për atë që ndodhi dhe që ishte një ngjarje publike, kjo është punë e policisë dhe s’ka lidhje me denoncimin tim. Ne kërkojmë nga Policia, edhe protestuesit kërkojnë nga policia dhe efektivët janë në një lloj sanduiçi”, përfi Luarasi. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 16:21 Luarasi për Report Tv: Qeveria duhet ‘ta lexojë’ protestën, ta përdorë si pasqyrë për të parë problemet e saj Deputetja socialiste Ilir Luarasi tha se Qeveria duhet ‘ta lexojë’ protestën që po zhvillohet prej më shumë se 3 muajsh në Tiranë dhe ta përdorë si pasqyrë për të parë problemet e saj.Komentet Luarasi i bëri në një lidhje live për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, ku tha se ‘Prania Besnike’ është hapi i parë që tregon se Qeveria dhe PS po afrohet më shumë me qytetarët.“Unë jam nga të paktat deputete të PS që kam thënë që Qeveria duhet ta lexojë protestën, duhet ta përdorë si pasqyrën ku ajo shikohet për të parë problemet e saj. Kam qenë aq e artikuluar në këtë pjesë, edhe realisht këtë gjë unë e besoj dhe tani ne e shohim edhe të formësuar. Dhe gjithë baza e pranisë besnike që tani po ndodh dhe që po i çon deputetët pranë njerëzve, patjetër që mendoj që është hapi i parë që e tregon këtë”, tha mes të tjerash Luarasi.Më tej Luarasi pranoi se ka pasur gabime në qeverisjen e Partisë Socialiste, por ajo shtoi se besonte se kjo forcë politike do të bënte të mundur integrimin e vendit në BE, turizmin elitar dhe në tërësi zhvillimin ekonomik të vendit.Lidhur me situatën që i ndodhi me protestuesit, të cilët e përndoqën brenda një qendre tregtare, Luarasi tha se nga deputetët e opozitës kishte marrë vetëm një mesazh për ngjarjen.“Unë atë them, që e kuptoj edhe zemërimin e njerëzve. Ka gabime në qeverisje, unë nuk them se s’ka dhe nëse do të numëroj unë disa prej tyre. Për hir të së vërtetës unë kam marrë vetëm një mesazh nga një kolege e opozitës, por kam marrë mesazhe pa fund nga njerëz që nuk ndajnë të njëjtat bindje me mua dhe që debatojmë ashpër kur vjen puna për politikën. Mbi të gjitha ne jemi njerëz. Mbizotëron njerëzillëku. Unë as armikun tim më të keq nuk do doja ta shihja në atë pozitë që isha unë atë ditë”, përfi Luarasi. R.Xh/Shqiptarja.com Share R.Xh/Shqiptarja.com TAG: iris luarasi PS protestat kunder qeverise Sot Live në Shqipëri Kuvend 8 shtator 2026 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16.2% Nuk e di 5.9% Vota total: 3796 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
