Lajme Zone
Pse “Shteti Bektashi” po e nxjerr Erdoganin nga binarët?
PolitikëPamfleti

Pse “Shteti Bektashi” po e nxjerr Erdoganin nga binarët?

Ideja e “shtetit bektashi”, edhe pse në pamje të parë mund të duket si gallatë, nuk është e tillë. Edi Rama e shpalli projektin fillimisht përmes “New York Times”, më pas e paraqiti në OKB, ndërsa figura të lidhura me administratat amerikane kanë shfaqur interes për të. Vizita e të dërguarit të Donald Trumpit, Paolo Zampolli, në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane e shtoi edhe më shumë intrigën politike rreth kësaj nisme.

Fuqizimi ndërkombëtar i Kryegjyshatës në Tiranë godet monopolin fetar që kërkon Ankaraja dhe e kthen projektin e Baba Mondit në pjesë të një loje gjeopolitike... Ideja e “shtetit bektashi”, edhe pse në pamje të parë mund të duket si gallatë, nuk është e tillë. Edi Rama e shpalli projektin fillimisht përmes “New York Times”, më pas e paraqiti në OKB, ndërsa figura të lidhura me administratat amerikane kanë shfaqur interes për të. Vizita e të dërguarit të Donald Trumpit, Paolo Zampolli, në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane e shtoi edhe më shumë intrigën politike rreth kësaj nisme.

Kur në skenë del Baba Mondi me batutat dhe stilin e tij popullor, debati merr menjëherë ngjyrat e një komedie shqiptare. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve ka aftësinë ta zbresë një projekt gjeopolitik në gjuhën e qyfyrit, si një ish-oficer lab që e njeh mirë humorin e odës.

Ndërsa Baba Mondi bën shaka, qarqet politike dhe mediatike pranë Ankarasë e trajtojnë projektin si një kërcënim. Prej muajsh ato e sulmojnë kreun e bektashinjve dhe e paraqesin nismën si goditje ndaj Islamit në Shqipëri.

Baba Mondi mund të pijë një gotë dhe të bëjë humor, por nuk ka shpallur luftë dhe nuk drejton as ushtri. Vetë projekti i prezantuar nga Rama parashikon një entitet simbolik pa polici, pa ushtri dhe pa sistem taksash.

Përtej qyfyreve, Ankaraja ka arsye politike që ta kundërshtojë fuqizimin ndërkombëtar të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Çështja nuk lidhet vetëm me historinë e Mustafa Qemal Ataturkut dhe Ahmet Zogut. Pas ndalimit të urdhrave fetarë në Turqi, Shqipëria pranoi në vitin 1929 vendosjen në Tiranë të qendrës botërore të bektashizmit.

Ekzistenca e një qendre të pavarur botërore bektashiane në Shqipëri kufizon pretendimin e Ankarasë për të përfaqësuar politikisht të gjithë myslimanët shqiptarë. Kryegjyshata nuk varet nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe vepron prej dekadash si institucion më vete.

Sipas Censusit të vitit 2023, rreth 45.9 për qind e popullsisë u deklarua myslimane sunite, ndërsa 4.8 për qind u deklarua bektashiane. Bektashinjtë nuk janë më të shumtë se sunitët, por pesha e tyre historike, kombëtare dhe ndërkombëtare tejkalon numrin formal të besimtarëve.

Turqia ka investuar prej vitesh në objektet fetare, arsimin dhe rrjetet e ndikimit në Shqipëri. Vetëm Xhamia e Namazgjasë në Tiranë kushtoi rreth 30 milionë euro dhe u financua nga institucione turke. Megjithatë, financimi nuk i jep Ankarasë të drejtën të kontrollojë jetën fetare të shqiptarëve.

Greqia kërkon të ruajë ndikimin e saj mbi Kishën Ortodokse, Vatikani mban lidhjen shpirtërore dhe institucionale me Kishën Katolike, ndërsa Turqia përpiqet të zgjerojë ndikimin mbi komunitetin mysliman. Pikërisht këtu hyn Baba Mondi, si drejtues i një urdhri që nuk merr urdhra nga Ankaraja.

Në këtë përplasje, ai shfaqet si një Ali Pashë i kohës sonë, pa ushtri dhe pa Vasiliqi, por me aftësinë për ta nxjerrë sulltanin nga binarët. Nervozizmi i qarqeve pranë Erdoganit duket në shkrimet dhe komentet e mediave që e trajtojnë projektin bektashi si rrezik politik dhe fetar.

Kjo fushatë të kujton figurën e Nexhipit në filmin për Çerçiz Topullin. Ai ngjall më shumë tallje sesa frikë, pikërisht sepse urrejtja ia zbulon dobësinë. Pyetja mbetet e njëjtë: nëse Nexhipi lufton për bimbashin, kush është biri politik i bimbashit në Shqipëri?

Nëse Izraeli ose qarqe të administratës amerikane kanë parë te Baba Mondi një faktor që kufizon ndikimin e Erdoganit në Shqipëri, kanë zgjedhur një pikë të ndjeshme. Deri tani nuk ka prova publike për një rol zyrtar izraelit në projekt, por vizitat, kontaktet dhe mbështetja ndërkombëtare tregojnë se çështja ka dalë prej kohësh nga oborri i Kryegjyshatës.

“Shteti bektashi” nuk përfaqëson thjesht një ide të Edi Ramës dhe as një qyfyr të Baba Mondit. Ai prek ekuilibrat fetarë, sovranitetin juridik të Shqipërisë dhe rivalitetin për ndikim mes Ankarasë, Uashingtonit dhe aktorëve të tjerë. Pikërisht për këtë arsye Erdogani nuk qesh./Pamfletierdogani shteti bektashi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Roni na i paska marrë të gjitha: 37 kontrata dhe afro 400 milionë lekë nga bashkitë 9 Shtator 2026, 13:5013:50Dosja e zezë “Sani” i JET Bank ka kapur Edi Ramën?/ Sanilevich, Ron Yeffet dhe fijet që Ahmetaj thotë se çojnë te buxheti i shtetit 8 Shtator 2026, 13:1013:10Dosja e zezë Edi Rama nxjerr bakrin në Pazar dhe fsheh koncesionin kinezo-turk deri në vitin 2046 8 Shtator 2026, 10:1310:13Dosja e zezë Flamingot zbarkojnë në PS, nis lufta kundër Ramës 7 Shtator 2026, 10:3310:33Dosja e zezë “Koordinatori” i madh i Edi Ramës: Ron Yeffet dhe interesat e errëta që kryqëzohen rreth kryeministrit 5 Shtator 2026, 15:2615:26Dosja e zezë Rama i merr 12.6 miliardë lekë fondit të tërmetit për rindërtimin: fondet për makina, dieta dhe bileta avioni 4 Shtator 2026, 12:5812:58Dosja e zezë