Aktorja italiane Manuela Arcuri ka mohuar zërat për një lidhje dashurie apo martesë me princin 82-vjeçar Domenico Antonio Pallavicino, duke theksuar se mes tyre ekziston një miqësi e bukur. E ftuar në emisionin “Verissimo”, aktorja ka reaguar edhe ndaj komenteve fyese në rrjetet sociale, të cilat e kanë lënduar thellë. “Për momentin kemi një miqësi shumë të bukur”, u shpreh Arcuri, duke sqaruar se thashethemet kanë nisur pas publikimit të disa fotografive të pafajshme. Aktorja tregoi se e vlerëson princin për kulturën, elegancën dhe këshillat që i jep pasi prej kohësh bashkëpunon me Fondacionin Pallavicino. LEXO edhe...Gjithnjë e më pranë njëri-tjetrit, Manuela Arcuri ndez thashethemet për një lidhje me princin 82-vjeçar E pyetur nëse ai mund të ketë ndjenja më shumë se miqësore për të, Arcuri nuk e përjashtoi këtë mundësi. “Mund të ketë edhe një dobësi për mua, pse jo? Ndoshta ai shpreson”, tha ajo duke shtuar se vetë nuk ka menduar ende për një të ardhme romantike mes tyre. Aktorja u ndal edhe te sulmet në rrjetet sociale, duke kundërshtuar akuzat se mund të jetë lidhur me princin për përfitime. “Më ka dhembur të përshkruhem si një person që është shitur”, deklaroi Arcuri duke paralajmëruar se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj atyre që vazhdojnë të fyejnë rëndë dhe padrejtësisht imazhin e saj. Në fund, ajo sqaroi se Pallavicino nuk ka asnjë lidhje me ndarjen nga bashkëshorti Giovanni Di Gianfrancesco. Arcuri pranoi se ndarja ka qenë një periudhë e dhimbshme për të cilën po përpiqet gradualisht ta kapërcejë./Corriere della Sera A.C/ReportTv.al domenico antonio pallavicino manuela arcuri Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3% Vota total: 12725 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
