Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e shoqëruar nga avokatja e saj.
Karçanaj qëndroi për më shumë se 3 orë e 20 minuta përballë prokurorëve të posaçëm, ku u pyet lidhur me tenderat e zhvilluar gjatë periudhës kur drejtonte AKSHI-n.
Ndaj ish-drejtoreshës, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim për t'u paraqitur”, ndërsa ajo po hetohet për dyshime për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Hetimet lidhen me procedurat e prokurimit të zhvilluara gjatë drejtimit të institucionit, ndërsa paraqitja e saj në SPAK vjen në kuadër të veprimeve hetimore për zbardhjen e çështjes.

