Lajme Zone
KulturëReport TV

U ngjyros në përkrenare e shpatë, shtatores së Skënderbeut në Prizren i rikthehet pamja origjinale (VIDEO)


Shtatorja e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Prizren është rikthyer në pamjen e saj origjinale pasi ishte ngjyrosur me ngjyrë ari përkrenaren dhe shpatën nga disa persona. Rikthimi i pamjes së saj vjen në prag të 28 Nëntorit dhe 6-vjetorit të vendosjes së monumentit.

Shtatorja e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Prizren është rikthyer në pamjen e saj origjinale, pas ndërhyrjeve të papërshtatshme që ishin bërë në korrik të vitit 2025, kur persona të papërgjegjshëm kishin ngjyrosur me ngjyrë ari përkrenaren dhe shpatën. Në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe 6-vjetorit të vendosjes së monumentit, Drejtoria Komunale për Kulturë në Prizren ka ndërmarrë ndërhyrjet për pastrimin dhe rikthimin e shtatores në pamjen e saj fillestare. LEXO edhe...Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE! Protestat e 'flamingove', rezultat i urrejtjes ndaj Trump! Investimi në Zvërnec do i bëjë shqiptarët krenarë Ngjyrosja me ngjyrë ari e përkrenares dhe shpatës së shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Prizren, në korrik të vitit 2025, nxiti reagime të shumta në opinionin publik. Ndërhyrja e atëhershme ishte kritikuar nga qytetarë dhe dashamirës të trashëgimisë kulturore, të cilët e konsideruan si cenim të pamjes autentike të monumentit. Shtatorja, vepër e skulptorit Sinan Aliaj, u zbulua më 28 nëntor të vitit 2020, në 108-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në rrethrrotullimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Prizren dhe përbën një nga simbolet më të rëndësishme historike dhe kombëtare të qytetit. P.J/A.Hl/ReportTv.al Prizren kosova Gjergj Kastriot Skënderbeu Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.4% Veliajn 16.3% Asnjërin 36.3% Vota total: 3470 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?