Këtë të hënë pranë Sallës së Seancave Plenare të Kuvendit të Shqipërisë mbahen homazhet për diplomatin Bashkim Zeneli që ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare. Në ceremoninë përkujtimore janë të pranishëm familjarë, miq, kolegë dhe personalitete të jetës politike e publike, të cilët po i japin lamtumirën e fundit diplomatit. Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka vlerësuar kontributin e diplomatit Zeneli në diplomacinë shqiptare, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të shquara të këtij profesioni. “Ai po bëhej gati të botonte librin e tij më të fundit për dy kancelarët e Gjermanisë, Adenauer dhe Kohl. Më kërkoi që t’i bëja një paradhënie. E kishim lënë që të shiheshim shpejt. E kam njohur në mënyrë të veçantë. Ka qenë dhe mbetet një nga figurat më të shquara të diplomacisë shqiptare. Ai e dashuronte rolin e diplomatit. E dëshmoi këtë gjatë kohës së konfliktit të Kosovës. Ishte një njeri që kishte akoma vlera për të dhënë, për të përcjellë. Për fat të keq, disa gjëra nuk i kemi në dorë. Urojmë që kujtimi i tij të mbetet i paharruar”, tha Milo. LEXO EDHE:Ndarja nga jeta e diplomatit Bashkim Zeneli, të hënën homazhe në Kuvend Namik Dokle e cilësoi ndarjen nga jeta të Zenelit si një humbje të madhe. “Është një humbje jo vetëm për PS-në, por për të gjithë Shqipërinë, për politikën e jashtme të saj. Kemi humbur një njeri të mirë”, u shpreh Dokle. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se Bashkim Zeneli do të mbahet mend si një ambasador dhe politikan i nderuar, që la gjurmë në politikën shqiptare. “Bashkim Zeneli do të mbahet mend si themeluesi i gazetarisë ndërkombëtare, për rolin e tij si gazetar dhe për ne edhe si një deputet. Sot ndahemi prej një mendjeje të ndritur, një shqiptar i madh dhe një ambasador e politikan i nderuar”, tha Balla. Ndërkohë Ilir Meta, kreu i PL, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se Bashkim Zeneli përfaqësoi modelin e denjë të politikanit të urtë dhe largpamës, të reformave dhe orientimit të qartë euro-atlantik të Shqipërisë, por edhe diplomatin që dinte t’i jepte prioritet forcimit të gjithanshëm të bashkëpunimit me fqinjët. "Politikan i përkushtuar për çështjen kombëtare dhe sidomos mbështetës i palodhur i lëvizjes çlirimtare të Kosovës",thekson ai. Zeneli la pas një karrierë të gjatë në gazetari, politikë dhe diplomaci. Ai shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Gjermani dhe Greqi, ishte deputet i Kuvendit dhe një nga intelektualët e hershëm të Partisë Socialiste. Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm Ilir Meta e nderoi me titullin “Mjeshtër i Madh” për kontributin e tij në politikën e jashtme, gazetari dhe çështjen kombëtare. lajm ne perditesim... Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:22 Homazhet për Bashkim Zenelin, Balla: Një shqiptar të madh dhe një politikan i nderuar Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka marrë pjesë në homazhet që po mbahen në nderim të diplomatit Bashkim Zeneli. Balla theksoi se Zeneli do të mbahet mend si një ambasador dhe politikan i nderuar, që la gjurmë në politikën shqiptare.“Bashkim Zeneli do të mbahet mend si themeluesi i gazetarisë ndërkombëtare, për rolin e tij si gazetar dhe për ne edhe si një deputet. Por edhe si një model i ambasadorit të Shqipërisë në disa vende të rëndësishme, Gjermani e Greqi, ku roli i tij si ambasador u vu në pah nga autoritetet më të larta të dy vendeve. Sot ndahemi prej një mendjeje të ndritur, një shqiptar i madh dhe një ambasador e politikan i nderuar”, tha Balla. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K Xh.K Shqiptarja.com TAG: bashkim zeneli Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
29 Tetor, 18:29
A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.9% Jo 41.9% Nuk e di 8.2% Vota total: 659 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

