Në 12 vite karriere, tragjedia e Roskovecit ka qenë më e vështira për oficerin e policisë, Mariglen Korveshaj me detyrë shef i stacionit të policisë. Mëngjesin e 21 korrikut, sapo mori njoftimin u vendos në ndjekje të Refit Buzit i cili kishte marrë peng ish-të fejuarës pas kasaphanës në banesën e saj. "Kemi qenë në komunikime të vazhdueshme për disa orë me autorin, deri në momentin që ai u bind dhe kërkoi që unë personalisht të afrohesha në vendin ku ndodhej së bashku me pengun. Ishte zgjedhja e tij pas rreth dy orësh negociata”, rrëfen ai për Report Tv. Autori vendosi një kusht: shefi i policisë të afrohej i vetëm dhe pa armë. LEXO EDHE:U mor peng nga ish-partneri, Report Tv zbardh dëshminë të Rozalinda Plakës: Pashë babanë të mbuluar me gjak, ai bërtiste 'do t'ju vras të gjithëve' "Autori më kërkoi të afrohesha i paarmatosur dhe i vetëm. E zbatova kërkesën e tij sepse në ato momente duhej të bënim gjithçka që situata të mos përshkallëzohej. Qëllimi ynë ishte shpëtimi i pengut dhe i jetës së autorit”, tregon polici. Koroveshaj tregon se iu afrua dy metra automjetit, ndërsa operacioni monitorohej nga RENEA. "Distanca më e afërt ishte rreth dy metra. Ai më tha të mos afrohesha më. Kercenonte se do vriste veten. Vazhdova negociatat derisa u bë e mundur lirimi i pengut. E gjithë situata monitorohej nga snajperistët. Nuk mendon për frikën në këto momente, por vetëm si të shpëtosh një jetë”, thotë Koroveshaj. 24-vjeçarja ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe fizike, ndaj shefi i policisë e mori në krahë derisa e nxorri nga zona e rrezikut. "Vajza kishte dëmtime fizike dhe nuk mund të ecte. Terreni ishte shumë i vështirë, ndaj e mora në krah për ta larguar sa më shpejt nga zona e rrezikut. Pasi e vendosa në një vend të sigurt, u riktheva për të vazhduar negociatat me autorin”, vijon më tej. Koroveshaj zbulon se kishte pasur kontakt të mëparshëm, kur Rozalinda Plaka kishte kallëzuar ish-të fejuarin për përndjekje. Ndërsa për masën "arrest në shtëpi", ai thotë se kontrollet ishin kryer sipas procedurave. "Autori ishte me arrest shtëpie dhe është monitoruar në mënyrë të vazhdueshme në zbatim të të gjitha procedurave standarde të policisë për kontrollin e personave me arrest shtëpie. Është monitoruar në mënyrë të vazhdueshme dhe në të gjitha rastet që është kontrolluar autori është gjendur në banesë”, kujton ai. Krimi tronditës ndodhi mëngjesin e 24 korrikut në fshatin Vidhishtë të Roskovecit, ku 35-vjeçari vrau me pushkë prindërit e ish-partneres, Kosta dhe Belere Plaka. Pasi liroi 24-vjeçaren u vetëvra brenda automjetit. Ai nuk pranonte ndarjen nga 24-e reja me të cilën kishte pasur një lidhje të gjatë. Po kështu familjarët pretenduan se autori i kërkonte paratë që i kishte dërguar kur gjendej në Angli. P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Fier Roskovec Mariglen Korroveshaj Rozalinda Plaku nertil buzi Komento Komente Ago: 27/07/2026 13:13 Te lumte o shefi i roskovecit, po ule pak doren per lejet e cative te banesave se e ke pak te rende doren. Përgjigju Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.1% Jo 29.9% Nuk e di 6.9% Vota total: 5430 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
