Foreign Military Financing (Financimi ushtarak i huaj) i njohur si FMF, është programi përmes të cilit Shqipëria do të marrë 302 milionë dollarët e parashikuar në marrëveshjen e miratuar sot. Ky program parashikohet nga Akti i Kontrollit të Eksportit të Armëve dhe u mundëson vendeve partnere të përshtatshme të blejnë artikuj, shërbime dhe trajnime të mbrojtjes së SHBA-së. Është Sekretari i Shtetit ai që përcakton se cilat vende do të marrin FMF-në, së bashku me shumat përkatëse. Ndërsa, Sekretari i Mbrojtjes ekzekuton programet e Financimit përmes Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes, me seli në Pentagon, dhe lëshon grante dhe kredi për marrësit që plotësojnë kriteret në përputhje me Aktin. Bisedimet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara për marrëveshjen e kredisë kanë nisur që në vitin 2024. Dhe e gjithë vlera e kredisë, do të përdoret për blerjen e prodhimeve amerikane. Siç mëson Report TV, Shqipëria synon të marrë pajisje dhe sisteme luftarake, madje disa prej tyre edhe ofensive. Sipas marrëveshjes, dy vitet e para lihen si një dritare kohore për të negociuar llojet e pajisjeve dhe sasinë që synohet të blihet, pavarësisht se ky moment konsiderohet thuajse i ezauruar që gjatë bisedimeve paraprake.Kredisa do të lëvrohet pjesë pjesë, sipas kontratave të blerjeve, të cilat do të duhet të përmbyllen brenda 4 vitesh. LEXO EDHE:Fatos Çoçoli: E vlejnë 302 milionë dollarë partneritetin strategjik me SHBA-të? Vetë kredia ka një kohëzgjatje prej 12 vitesh. Report TV mëson se ajo do të jetë me një interes që luhatet mes 4 dhe 5 përqind. Por nga ana tjetër ajo parashikon që të mund të shlyhet edhe përpara kohe, pa penalitete. Ministri i mbrojtjes Ermal Nufi e konsideron marrëveshjen një ngjarje historike “Që nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në në vitin 1990 dhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ky është akti më domethënës i mbështetjes ndaj Shqipërisë në terma konkretë dhe financiarë. Ajo nuk është thjesht një instrument financiar, por një investim strategjik”, - deklaroi Nufi. K.M/Shqiptarja.com TAG: ministria e mbrojtjes nato Ermal Nufi SHBA Komento Komente Luis: 27/07/2026 19:24 300 Milion $ me interes 4-5 % per 10 vite totali eshte 379-400 Milion$ per 10 vite. Sh mire e ben. Tani e kemi te sigurte atdheun do na mbrojme 28 kamiona per 7 bataliona . Vidhe, shite, rrenoje, sakatoje, sa ke mundesi se ne jemi komb fazanesh, biilbilash, lepires, frikacakesh, sahanlepires… Përgjigju Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.6% Jo 29.6% Nuk e di 6.9% Vota total: 5711 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

