Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“U lobua me shuma të mëdha monetare”/ Dritan Demiraj bën deklaratën e fortë: Rama i diskredituar në SHBA, tentoi të takojë Sekretarin e Shtetit, por dështoi


Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në SHBA, gjatë punimeve të Asamblesë së OKB, duke deklaruar se kreu i qeverisë dështoi të takonte zyrtarë të lartë të administratës amerikane.

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në SHBA, gjatë punimeve të Asamblesë së OKB, duke deklaruar se kreu i qeverisë dështoi të takonte zyrtarë të lartë të administratës amerikane. Demiraj deklaron se për vizitën e kryeministrit shqiptar është lobuar me shuma të mëdha parash, ndërsa shtoi se Rama nuk ka zhvilluar asnjë takim zyrtar në Shtetet e Bashkuara. Sipas tij, Rama ka tentuar të takojë Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, por një skenar i tillë ka dështuar. Sipas Demirajt, mungesa e takimeve zyrtare gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të SHBA, përbën një tregues të situatës në të cilën ndodhet kryeministri shqiptar në raport me administratën amerikane. Dritan Demiraj: Rama është i diskredituar. E kam deklaruar, pritej të vinte në New York dhe Michigan. Nga kjo vizitë nuk ka takuar askënd, bëri përpjekje për të zhvilluar takime, me shuma të mëdha monetare. U lobua me shuma të mëdha. Tentoi të takonte Sekretarin e Shtetit, por edhe më lart. Ndërsa nuk ka takime as me senatorë dhe as kongresmenë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb