Cristiano Ronaldo ka njoftuar largimin nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë, pas konferencës për shtyp të trajnerit dhe një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit. Në një deklaratë të publikuar pas largimit, Ronaldo thotë se do të flasë në një moment të mëvonshëm për arsyet që e çuan drejt këtij vendimi, duke theksuar përkushtimin e tij ndaj kombëtares.
Deklarata e plotë e Cristiano Ronaldos:
“Pas konferencës për shtyp të trajnerit të kombëtares dhe pas një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, vendosa të largohem nga grumbullimi i kombëtares.
Në kohën e duhur, do t’u tregoj portugezëve të vërtetën për arsyet e largimit tim nga kombëtarja, së cilës i jam përkushtuar gjithmonë.
Tani është koha t’i uroj fat Portugalisë dhe të gjithë shokëve të mi të skuadrës, pa përjashtim.” Top Channel

