Lajme Zone
U la porositë për sezonin e ri politik, Rama takohet sot me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve te Vila e Kuqe! Më 14 shtator pritet Asambleja e PS
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

U la porositë për sezonin e ri politik, Rama takohet sot me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve te Vila e Kuqe! Më 14 shtator pritet Asambleja e PS

Kjo mbledhje do të përqendrohet te porositë e lëna nga kryeministri lidhur me takimin e së premtes, 28 gusht, ku u diskutua detajimi i programit të sezonit të ri, duke nisur nga kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor, te hartimi i ndryshimeve ligjore për PasqyrAlbania.

Kryeministri Edi Rama në orën 13:00 mbledh te Vila e Kuqe në Tiranë drejtuesit politikë dhe ministrat e zv.ministrat që janë të deleguar në njësi ose deputetë. Kjo mbledhje do të përqendrohet te porositë e lëna nga kryeministri lidhur me takimin e së premtes, 28 gusht, ku u diskutua detajimi i programit të sezonit të ri, duke nisur nga kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor, te hartimi i ndryshimeve ligjore për PasqyrAlbania. Ndërkohë prej orës 09:30 vijon edhe mbledhja e parë e qeverisë për këtë sezon. LEXO EDHE:Përplasjet gjatë protestës ndërsa Rama ishte në zyrë, 14 të arrestuar! Policia: Bllokuan hyrje-daljet e Kryeministrisë (EMRAT) Platforma PasqyrAlbania u prezantua në takimet dyditore me dyer të mbyllura në Pogradec ku Rama kërkoi që problematikat e qytetarëve të vendosen në qendër të axhendës. Platforma do të funksionojë me mekanizmat ‘Flamingo Albania’ dhe ‘Radar’ ku te njëra grumbullohen, kurse te tjetra ndiqen ankesat e qytetarëve. Të enjten, kryeministri Rama mbledh grupin e Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave në orën 10:00. Ndërkohë pritet që me gjasë mbledhja e Asamblesë së PS të mbahet më 14 shtator, por kjo pritet të shihet në takimin e nesërm. Lajm në përditësim... P.J/Shqiptarja.com TAG: Tirane edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Gusht, 11:16

Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29% Drejtësia 67.4% Nuk e di 3.6% Vota total: 3661 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?